Politikë

Më pak se dy javë nga zgjedhjet/ Meta dhe Berisha bashkojnë forcat në Himarë, KQZ shqyrton 2 pr.vendime

Ky koalicion mban emrin “Bashkë Fitojmë” dhe përfshinë partitë PL, PDSH, PDK, PBDNJ.

f.t
Më pak se dy javë nga zgjedhjet/ Meta dhe Berisha bashkojnë
foto ilustruese

HIMARË-Partia Demokratike ka bërë kërkesë në KQZ për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e pjeshme të Himarës, që do të mbahen më datë 4 gusht. Ky koalicion mban emrin “Bashkë Fitojmë” dhe përfshinë partitë PL, PDSH, PDK, PBDNJ, duke bërë bashkë kështu Berishën, Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën.

Më pak se dy javë nga zgjedhjet/ Meta dhe Berisha bashkojnë
DOKUMENTI

Ndërkohë KQZ do të mblidhet për të shqyrtuar 2 pr/vendime, “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024” dhe projektvendimi “Për delegimin e kompetencës Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 88, Bashkia Himarë, për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”.

Partia Socialiste do të kandidojë e vetme me kandidatin e saj, Vangjel Tavo, ish-Prefekti i Vlorës. Ndërkohë, Partia Demokratike do të futet në këto zgjedhje me koalicion, që do i prijë vete, tashmë që ka marrë dhe ligjërisht vulën dhe logon e partisë me vendim të Gjykatës së Apelit dhe pjesë e së cilës janë aleatët e saj opozitar, të cilët do të mbështesin, Petro Gjikurinë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten e 12 Korrikut që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Pas negociatave mes PBDNJ dhe Partisë Demokratike është rënë dakord që opozita të garojë për Bashkinë Himarë me emrin e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria. Ndërsa PS do të garojë me ish-Prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo./ZËRI

Poll

MOS HUMB