Politikë

Përfundon numërimi i votave të Greqisë për subjektet politike

Tashmë ka nisur numërimi i votave preferenciale.

F.m
Përfundon numërimi i votave të Greqisë për subjektet
Numërimi i votave

TIRANË- Ka përfunduar numërimi i votave që kanë ardhur nga Greqia për subjektet zgjdhore në të 12 qarqet e vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të ardhura nga Greqia për subjektet zgjedhore, ka përfunduar dhe ka nisur numërimi i votave preferenciale.

Postimi:

VOTIMI NGA JASHTË!

Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka përfunduar për 12 qarqet e vendit.

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) vijon në qarqet:

1. Durrës

2. Tiranë

3. Shkodër

4. Fier

5. Lezhë

6. Dibër

7. Elbasan

8. Vlorë

9. Berat

10. Gjirokastër

11. Korçë

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) ka përfunduar për qarkun Kukës.

Poll

MOS HUMB