Politikë

Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Himarë, Celibashi: Qendrat gati për të nisur procesin

Celibashi bën me dije se janë shpërndarë në çdo pikë kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit. 

f.t
Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në Himarë,
PAMJE NGA HIMARA

HIMARË-Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se në Bashkinë Himarë ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit për zgjedhjet e ditës së nesërme, 4 gusht 2024. Celibashi bën me dije se janë shpërndarë në çdo pikë kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit. 

"Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit. Ditën e dielë, 4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, thuhet në postim.

23 mijë e 74 qytetarë të Himarës do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur mes Vangjel Tavos dhe Petro Gjikurisë kryebashkiakun e Himarës./ZËRI

Poll

MOS HUMB