Politikë

Përplasjet në PL, Kryemadhi akuzon Metën: Imponimi mbyll partinë, mendimi ndryshe jetësor

Monika Kryemadhi e ka sulmuar sërish publikisht. Me një mesazh një rrjete sociale drejtuar Metës (edhe pse nuk e përmend me emër) komenton përplasjen brenda PL-së.

k.m.
Përplasjet në PL, Kryemadhi akuzon Metën: Imponimi mbyll
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Ndoshta edhe pa u ftuar, por Monika Kryemadhi do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Kombëtar të Tiranës. Në këtë mbledhje do të ketë fjalën e tij dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Por pa nisur mbledhja, Kryemadhi e ka sulmuar sërish publikisht. Me një mesazh një rrjete sociale drejtuar Metës (edhe pse nuk e përmend me emër) komenton përplasjen brenda PL-së. Në shkrimin e saj, Kryemadhi thotë në një parti politike janë jetësore për ta mbajtur forcën politike të hapur. E kundërta është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes.

"Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për tu përmisuar ështe për këdo,"-thotë Monika Kryemadhi.

Prej disa ditësh, Meta flet për një tradhëtar në selinë e Partisë së Lirisë, por nuk ka zgjedhur në asnjë moment që të japë një emër. Por lëvizja e parë që po bëhet nga PL-ja është largimi i Brahimllarit. Dyshime ka edhe për largimin e Kryemadhit nga Partia, pasi ka premtuar se do "zhdukë" nepotizimin, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete. E gjitha pritet të vendoset në konventën e 27 prillit./ZËRI

Poll

MOS HUMB