Politikë

Përurohet Kolegji i Europës në Tiranë, Rama: S’do reshtim kurrë së dashuri BE-në

Ursula von der Leyen ishte e pranishme gjatë ceremonisë dhe tha se ky hap e afron më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

F.m
Përurohet Kolegji i Europës në Tiranë, Rama: S’do
Edi Rama

TIRANË- Kolegji i Evropës në Tiranë është përuruar këtë pasdite me ardhjen e liderëve të Bashkimit Evropian në kuadër të Samit të Berlinit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ishte e pranishme gjatë ceremonisë tha se ky hap e afron më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian. E njëjta gjë u shtuadhe nga Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel dhe Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola.

“Pas hapjes së këtij Kolegji, do të kemi studentë nga Shqipëria dhe nga i gjithë Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Do hedhin themelet si udhëheqës të së ardhmes. Ky kolegj do jetë dega e tretë sepse të parin e kemi hapur në Belgjikë, ndërsa të dytin në Poloni. Hapja e këtij Kolegji në Poloni u bë para se vendi të futej në BE dhe jam e bindur që kjo gjë do të ndodhë dhe me Shqipërinë,”- tha Von Der Leyen.

“Është mbresëlënëse gjithçka që kemi bërë për nëntë muaj. Ky përurim është simbolik dhe Shqipëria është një dritare për të ardhmen tonë Evropiane. Ky kampus do t’ju ndihmojë për tu përgatitur për Europën. Ky Kolegj e sjell Rajonin më pranë Evropës dhe Evropën më pranë rajonit. Do të jetë një burim frymëzimi për brezat nga rajoni dhe nga bota,”- shtoi Michel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se BE-ja është një bekim për Rajonin dhe po e ndihmon të mësojë se si ndërtohet institucionet. Kreu i qeverisë shtoi se ndërtimi i institucioneve demokratike nuk mund të bëhet nëse nuk ke BE të të mësojë se si ta bësh dhe se dija është dhurata më e jashtëzakonshme që BE-ja u ka dhënë vendeve.

“BE është një bekim për të gjitha vendet tona. Është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet. Edhe kur disa institucione u ndërtuan u ndërtuan për së prapthi. Prandaj ndërtimi i institucioneve demokratike nuk mund të bëhet nëse nuk ke BE të të mësojë se si ta bësh. Dija është dhurata më e madhe që BE na jep ne. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit dhe ata që nuk janë që na kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugës. Duke na mësuar diçka, që nuk ka nevojë që të gjithë të biem dakort me njëri tjetrin për të jetuar mirë. Për ne shqiptarët, është një dhuratë që e çmojmë shumë pasi u izoluam nga bota për shekuj të tërë dhe nuk patëm mundësi të zgjidhnim me kë të rreshtoheshim. Na keni gjithmonë me vete dhe s’do reshtim kurrë së dashuri juve,”- u shpreh kryeministri Rama.

Në Tiranë, u mbajt sot Samiti i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm ishin liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Vuçiç nuk ishte i pranishëm, ndërsa Serbia përfaqësohej nga kryeministrja Anna Brnabiç./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB