Politikë

Pikante nga Kuvendi/ Çuçi flet para gazetarëve, Salianji ‘e ngacmon’

Pas seancës së shkurtër që u zhvillua në Kuvend, momentet pikante mes deputetëve kanë qenë të shumta

E.K
Pikante nga Kuvendi/ Çuçi flet para gazetarëve, Salianji
Salianji dhe Cuci jashte seances

TIRANË- Në seancën e sotme në Kuvend, e cila u mbyll shpejt për shkak të zaptimit të karrigeve të ministrave nga ana e opozitës, nuk munguan edhe momentet pikante, siç ishin fjalimet e demokratëve në rrjetet sociale, apo në terr.

Ndërkohë që një moment pikant është filmuar nga gazetari i Zëri.ai Edon Kuqi në ambientet e jashtme të Kuvendit, teksa ishte duke folur kreu i grupit parlamentar në PS Bledi Çuçi.

Pranë tij është afruar deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili u ka kërkuar gazetarëve që t’i hiqnin mikrofonat, pasi nuk kishte asgjë për të thënë më shumë.

‘Hajde, hajde e bëjmë parlamentin këtu meqë nuk ka parlament, ta bëjmë këtu’, tha Salianji, ndërkohë që Çuçi qëndroi i paprovokuar dhe nuk iu përgjigj demokratit. Pas Çuçit ishte radha e Salianjit për t’iu drejtuar gazetarëve. 

Poll

MOS HUMB