Politikë

Plani "Alimehmeti deputet"/ PD kërkon rinumërim të votave për mandatin e doktorit

Franc Nuri tha se në KQZ, kërkesa për rinumërim do të fokusohet tek rivlerësimi i fletëve të votimit që janë cilësuar si të pavlefshme.

k.m.
Plani "Alimehmeti deputet"/ PD kërkon rinumërim të
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të kërkojë rinumërim të votave për të "nxjerrë" mandatin e kandidatit për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti. Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Franci Nuri. Në një prononcim për "Top Channel", Nuri tha se në KQZ, kërkesa për rinumërim do të fokusohet tek rivlerësimi i fletëve të votimit që janë cilësuar si të pavlefshme.

“Rezultati është mjaft i ngushte ne lidhje me mandatin e 14-të/ Mandati është diskutim mes Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe partisë së z. Agron Shehaj. Fletët e pavlefshme janë një opsion, nuk mund te anashkalohen, pasi janë rreth 17-18 mije fletë votimi te pavlefshme ne gjithë qarkun e Tiranës dhe patjetër qe duhet te jene pjese e shqyrtimit dhe vlerësimit ne gjykimin tonë,"-shprehet Franci Nuri, përfaqësues ligjor i PD.

Por, jo vetëm kaq! Një tjetër opsion janë hapja dhe rinumërimi i kutive në qendrat e votimit që sipas demokratëve kanë pasur "probleme".

“Opsioni tjetër është duke parë materialet zgjedhore për çdo qendër votimi ku ne gjykojmë se ka pasur probleme dhe nëse hiqet një qendër votimi nga përllogaritja e rezultatit aty mund te ndryshoje mandatin pasi diferenca ka qenë më pak se 100 vota,"-shtoi Nuri. 

Poll

MOS HUMB