Politikë

'Po e ndjekim nga afër'/ Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: 100% me një mendje me ju!

Rama premton se Shqipëria do kthehet në destinacionin me nivelin më të lartë turistik në Mesdhe.

k.m.
'Po e ndjekim nga afër'/ Ligji për zonat e mbrojtura, Rama:
Edi Rama

TIRANË- “100% në një mendje me Bashkimin Europian!,”-kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pas reagimit të Bashkimit Europian për miratimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura. Në një postim në rrjetin e tij social, "X"(ish-Tëitter), Rama ka ripostuar reagimin e Bashkimit Europian në Shqipëri, duke premtuar se Shqipëria do kthehet në destinacionin me nivelin më të lartë turistik në Mesdhe. Por do të kujdeset edhe për të mbrojtur biodiversitetin. 

Edi Rama: 100% në një mendje me Bashkimin Europian! *Me vizionin e #Shqipëria2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë.

POSTIMI I BE I RIPOSTUAR NGA RAMA: 

'Po e ndjekim nga afër'/ Ligji për zonat e mbrojtura, Rama:

Kuvendi kaloi sot ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, i cili i jep atribute Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për shfrytëzimin e këtyre zonave në varësi të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit. Propozimet kryesore për ndryshimin e ligjit të vitit 2017, që vendos kufizime të shumta për veprimtaritë brenda Zonave të Mbrojtura, vjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës si dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozon që projektet strategjike brenda zonave të mbrojtura të përfshihen mes aktiviteteve të lejuara. Agjencia e Zhvillimit të Territorit propozon gjithashtu që të jetë pikërisht KKT-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama që të shpallë zonat e mbrojtura, "si organi më i lartë vendimmarrës i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe që ka në përbërjen e vet pjesën më të madhe të anëtareve të Këshillit të Ministrave”./ZËRI

Poll

MOS HUMB