Politikë

“Polici” që mbronte eskortat, 10 adresa ‘fake’ Instagrami për të rezervuar takimet në hotel

27-vjeçari Ajet Salla, i cili u arrestua nga efektivët e Agjencisë së Mbikëyrjes Policore përveç se prezantohej si punonjës policie dhe u merrte para vajzave “eskorta”, duke u përfshirë në rrjetin e prostitucionit.

k.m.
“Polici” që mbronte eskortat, 10 adresa ‘fake’
Ajet Salla

TIRANË- Ajet Salla kishte një plan për të fituar para, si "mjet" kishte zgjedhur krijimin e një identiteti të dyfishtë. 27-vjeçari Ajet Salla, i cili u arrestua nga efektivët e Agjencisë së Mbikëyrjes Policore përveç se prezantohej si punonjës policie dhe u merrte para vajzave “eskorta”, duke u përfshirë në rrjetin e prostitucionit.

Për të futur në grackë "shënjestrat" e tij, Ajet Salla kishte të paktën 10 adresa në Instagram me emra vajzash, në të cilat hiqej si punonjëse seksi. Atje komunikonte me klientët e tij dhe linte takime në hotele të ndryshme, por atje dërgonte një nga vajzat që punonin për të, për t’u takuar me klientët. 

Më pas, u merrte një pjesë të parave këtyre eskortave pasi pretendonte se i merrte në mbrojtje. Në të kundërt, sërish duke u hequr si polic, i kërcënonte se do t’i arrestonte për prostitucion./ZËRI

Poll

MOS HUMB