Politikë

Presidenti i KE darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, i pranishëm dhe Rama

Në mbrëmje liderët e rajonit do të kenë në një darkë informale me krerët e rinj të BE-së.

F.I
Presidenti i KE darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor në
Edi Rama dhe Antonio Costa

TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Bruksel ditën e sotme, ku është takuar me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa. Presidenti i Këshillit Europian organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor. Tirana zyrtare pritet të hapë brenda këtij muaj një grup-kapitull tjetër me BE-në, atë për politikën e jashtme, duke mbajtur kështu një tjetër tryezë ndërqeveritare Be-Shqipëri. 

Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Në mbrëmje liderët e rajonit do të kenë në një darkë informale me krerët e rinj të BE-së.

Mësohet se gjatë takimkt me liderët e rajonit do të prezantohen edhe shefja e re e diplomacisë europiane Maja Kallas, si dhe ajo për zgjerimin Marta Kos./ZËRI

Poll

MOS HUMB