Politikë

Protesta para Kuvendit/ Bardhi merr masa dhe ndan POROSITË: Secili në zonat e përcaktuara!

Gazment Bardhi u ka kërkuar demokratëve të angazhohen maksimalisht.

k.m.
Protesta para Kuvendit/ Bardhi merr masa dhe ndan POROSITË: Secili në
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shpërndarë porositë e fundit, një ditë para protestës së opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhjen e grupit që po zhvillohet në selinë blu, Bardhi u ka kërkuar demokratëve të angazhohen maksimalisht. Sipas tij, opozita duhet që të tregojë vendosmëri kundër qeverisë. 

"Gjithsecili prej nesh duhet të angazhohet maksimalisht për protestën që kemi thirrur nesër përpara Kuvendit. Duhet angazhim maksimal dhe secili prej nesh do të duhet të jetë në zonat e përcaktuara. Duhet të tregojmë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër qeverisë e cila çdo ditë po na i fakton akuzuar për lidhje me krimin dhe e zhytur në korrupsion,"-tha Gazment Bardhi në mbledhjen e grupit. 

Protesta u vendos të zhvillohet disa ditë pas publikimit të investigimit të televizionit italian "Rai3" për Shqipërinë. Brenda në sallë do të ketë debat, ndërsa jashtë do të mbahet një protestë, e cila do të nisë që më datë 10.00./ZËRI

Poll

MOS HUMB