
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se nuk do të pranojë një prokurori politike që është shndërruar si vegël e diktatyrës. Berisha tha se Prokuroria e Posaçme është përdorur për të arrestuar opozitën dhe gazetarët. Ndërsa, në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, kryedemokrati u shpreh se ai i meriton 60 vite burg.
Protestën që u mbajt para SPAK për arrestimin e Veliajt, Berisha e krahasoi me filmin e realizuar për bosin e drogës Pablo Escobar, ku u rrethuan gjykatat.
“A nuk është ky që përdor drejtësinë si hanxhar kundër opozitës? Dhe pastaj dalin mbështetës të saj dhe thonë mos e prek. Po është kretinizëm politik dhe më e pakta, në rast se ne pranojmë prokurori politike, e cila është vegël e verbër e diktaturës. Ua them unë ju, e ka një ngjashmëri. Absolutisht! E ka, se Aulon e shoh që po më sheh me çudi, po e ka. Pse e ka ngjashmërinë tani se mos kaloj nga tema në temë? E ka ngjashmërinë, se Erion Veliaj, unë ua thashë, i meriton 60 vite minimumi realisht, por problemi është se Edi Rama nuk e dënoi për ato.
Jo mor jo, e dënoi se e di se humbet zgjedhjet dhe nuk do që të merrte partinë. Njëlloj si Mehmeti. Enveri nuk donte që ta merrte Enveri. Po, absolutisht. Pra, një prokurori politike është një fatkeqësi kombëtare dhe o burra, t’i dalim zot. Si mund t’i dilet zot? Po erdhi ai në Mynih dhe të tha, ju e keni armikun brenda, ju arrestoni opozitat, ju arrestoni gazetarët. Të gjitha kanë ndodhur në Shqipëri
Ju jeni dëshmitarë këto ditë se në çfarë gjendje ndodhet vendi, çfarë makineri gjigande mashtrimi dhe manipulimi ka krijuar narko shteti dhe regjimi i tij. Një njeri që i thotë qytetit që kam mbjellë 1 mln pemë, ndërkohë ka mbjellë 10 mijë të tilla, por ka marrë paratë, një njeri i cili i thotë qytetit unë do të pastroj, do të bëj model sepse do i djeg plehrat në ndjekësin dhe shpenzohen 130 mln euro dhe djegësi nuk ekziston. Një njeri që ka përdorur një model vjedhje që nuk e kemi dëgjuar më parë, formati 5D që fitonin tendera drejtorët e bashkisë.
Ky njeri që ka dy vjet që duhet të ishte i dënuar të paktën 60 vite për këto që ka bërë dhe tani ngrihen ata që ky i ka shpërblyer me paratë e bashkisë, rrethojnë gjykatën dhe prokurori. Ju ftoj të shihni filmin e viteve 80 kur Escobar rrethon gjykatën.
E dyta herë në histori kur shteti rrethon gjykatën. Rroftë skapi, poshtë skapi dhe Berisha tha do shkrijmë Skapin. Mor miq, një prokurori politike është prokurori e diktaturave. Një prokurori politike është armike e egër e lirisë. Po që prokuroi politik është rrezik i madh për lirinë e shqiptarëve. PD ia doli, skapin që Rama e mban si dekoratë e ka damkosur me tre rezoluta ndërkombëtare”, tha Berisha./ZËRI