Politikë

Protesta për Berishën, Argita Malltezi: Zoti ka plane të bukura për Shqipërinë

Argita Berisha falenderoi mbështetësit, ndërsa bëri thirrje që protesta të shtrihet në ccdo rrugicë të Shqipërisë

E.K
Protesta për Berishën, Argita Malltezi: Zoti ka plane të bukura
Argita Malltezi

TIRANË- Prej më shumë se një ore, një grup mbështetësish janë duke protestuar poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Protestës i është bashkuar dhe vajza e Berishës, Argita Malltezi.

Vajza e ish-kryeministrit u shpreh se nuk ka pranga që burgosin lirinë dhe se ky vit do të sjellë fitoren për opozitën.

“Ju falënderoj për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj këto ditë të para të Vitit të Ri. Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë është shumë e vështirë por dhe motivuese, nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj, ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit. Kjo është beteja që do ta fitoni. Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë më herët Berisha i ka përshëndetur mbështetësit e tij nga dritarja, ndërsa ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’. Në dritaren e banesës së tij janë valëvitur dhe flamujt blu, simbol i PD-së.

Poll

MOS HUMB