Politikë

PS e ndarë për bastet, Braçe e Xhafaj abstenojnë! Noka e Bardhi ‘shtyjnë mosbindjen’! Ç'ndodhi sot?

Me 72 vota pro, Partia Socialiste miratoi këtë të enjte projektligjin për “Lojërat e Fatit”. Ajo që ra në sy mes kartonëve jeshil ishte abstenimi që i bënë projektligjit dy socialistë të vjetër si Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.

Edon Kuqi
PS e ndarë për bastet, Braçe e Xhafaj abstenojnë! Noka e
Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj

TIRANË- As këtë të enjte nuk kishte surpriza, seanca plenare nuk zgjati më shumë se 18 minuta ndërsa skenari në parim ishte i njëjtë, mazhoranca votoi projektligjet në rendin e ditës ndërsa opozita bllokoi punimet e seancës ndërsa nuk munguan as përplasjet mes vetes. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë, mungesë që u bë dhe “mollë sherri” në Kuvend, pasi PD zyrtare kishte kërkuar interpelancë urgjente për çështjen “Ahmetaj”. Kreu i Qeverisë ndodhej në Bruksel në një vizitë zyrtare dhe debatin ia kishte deleguar, Elisa Spitopalit. Ndërkohë vetëm me votat e mazhorancës kaloi projekligji për ‘Lojërat e Fatit”.

Mazhoranca votoi bastet por u “përça”

Me 72 vota pro, Partia Socialiste miratoi këtë të enjte projektligjin për “Lojërat e Fatit”. Ajo që ra në sy mes kartonëve jeshil ishte abstenimi që i bënë projektligjit dy socialistë të vjetër si Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.

Projektligji ishte planifikuar që të votohej gjatë seancës së 8 shkurtit, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 155/2045 për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, por për arsye që nuk u qartësuan kurrë, u hoq nga rendi i ditës në Parlament me kërkesë të Partisë Socialiste. 

Mungoi sherri e mielli

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike u paraqit i bashkuar në Kuvend, por munguan “problematikët”. Kjo pasi deputetët e përjashtuar nga seanca e shkuar, mes tyre Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, vendosën të mos vijnë në sallë. Mungesa e tyre solli dhe një qetësim të situatës jashtë sallës së Kuvendit, ku seancën e shkuar gardistët u goditën me miell nga Flamur Noka. Ndërsa sulmit nuk i shpëtoi as Sekretari i Pargjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj. Ndërsa makina e Taulant Ballës u qëllua me vezë.

PD kërkon interpelancë me Ramën

Deputetët e Partisë Demokratike zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha kishin kërkuar këtë të enjte një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “Ahmetaj”. Por Kreu i Qeverisë ndodhej në një vizitë punë në Bruksel, e në këto kushte debati me opozitën i kaloi ministes për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Të gjendur përballë një situate të tillë, deputetët e Lulzim Bashës kërkuan që të ishte i pranishëm Kryeministri, ndërsa nuk munguan përplasjet mes vetes.

Kaosi në sallë

Ashtu siç pritej pavarësisht se përplasja jashtë parlamentit mungoi, kaosi brenda tij ishte i pranishëm. Me të hyrë në sallë deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuvendit dhe u rreshtuan përballë ministrave me pankarta në duar. Ata nuk lejuan asnjë të flasë ndërsa në një moment deputetja Elda Hoti, i afrohet kolegut Arbi Agalliu dhe i fik mikrofonin teksa ky i fundit i “kërkonte llogari” Kryeparlamentares Lindita Nikolla për mungesën e Ramës në sallë.

Vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan Anthony Blinken në Tiranë këtë të enjte me sa duket ka sjellë dhe qetësimin e jetës parlamentare në vend. Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, tashmë të bashkuar “shtynë mosbindjen civile”, jashtë sallës ndërsa brends sallës deputetët ishin më të qetë se zakonisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB