Politikë

PS mbledh nesër Asamblenë, Rama fjalim por asgjë s'do zbulohet. Kamerat larg mbledhjes

Fjala e Edi Ramës do të mbetet "private", pasi me urdhër të tij nuk do të ketë media brenda në sallë. 

k.m.
PS mbledh nesër Asamblenë, Rama fjalim por asgjë s'do
Edi Rama

TIRANË- Nesër, në orën 10.30 të mëngjesit, socialistët do të mblidhen të gjithë për Asamblenë Kombëtare. Të gjithë anëtarët do të raportojnë për përmbushjen e detyrave që iu është lënë në Kongresin e 8 Dhjetorit, e pas tyre fjalën do ta mbajë kryeministri dhe njëherazi kryesocialisti Edi Rama. Megjithatë fjala e tij do të mbetet "private", pasi me urdhër të tij nuk do të ketë media brenda në sallë. 

Më pas, Asambleja do të organizojë zgjedhjet në parti brenda marsit në mënyrë që të dalin emrat e kryetarëve të rinj të Partisë Socialiste në çdo bashki, por do të votohet dhe për delegatët e Kongresit. Lidhur me takimin e nesërm, Blendi Klosi tha për Report Tv se deri në pranverë pret që të jetë mbyllur i gjithë procesi zgjedhor, në mënyrë që të nisë edhe fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vitin 2025. Megjithatë, edhe pse na ndan edhe 1 vit nga zgjedhjet, Klosi u shpreh i bindur në një fitore të PS-së. 

“400 anëtarët e asamblesë janë shpërndarë në terren këto 2 muaj dhe nesër do kemi një raportim të tyre për raportimin e problematikave dhe gjetjeve në terren. Deri në pranverën e këtij viti ne duhet të kemi përbyllur vakancat që kemi brenda partisë. Punë përgatitore që PS e ka traditë para çdo provcesi zgjedhor. Presim të kemi një prezencë maksimale të anëtarëve të asamblesë. Jemi në proces zgjedhor në PS, kemi një lëvizje statutore, zgjedhja e kryetarëve të organizatave. Do ketë një vlerësim për gjithësecilin prej tyre dhe do hyjë në një test gjatë kësaj periudhe. Do preken të gjithë nga kryetarët e organizatave e deri në të gjitha nivelet për të shkuar më pas në zgjedhjet e Asamblesë që do zhvillohen në pranverë,”- u shpreh Klosi.

Gjatë fjalës së tij, Klosi diskutoi edhe për situatën në Partinë Demokratike, ku nuk e kurseu ironinë.

Nuk na intereson, ata janë në një situatë shumë problematike. Ata ende nuk kanë zgjidhur problemin e kryetarit për të mos folur për programe dhe prezencë në terren. Kështu që jemi shumë të favorizuar nga ky aspekt”- shtoi Klosi.

Asambleja e nesërme do t'i paraprijë Kongresit Zgjedhor, ku do të votohet dhe për anëtarët e rinj të Asamblesë, të cilët do të kenë për detyrë të zgjedhin Kryesinë e re mes emrave të propozuar nga vetë Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB