Politikë

PS nuk 'çoi’ Olta Xhaçkën në Kushtetuese, deputeja falenderon kolegët: Ndjesë për debatet

Xhaçka veç falenderimit i ka kërkuar grupit parlamentar ndjesë për koston e krijuar dhe debatin për këtë çështje.

F.I
PS nuk 'çoi’ Olta Xhaçkën në Kushtetuese,
Olta Xhaçka

TIRANË-Pas votimit të djeshëm në Kuvend, ku socialistët penguan dërgimin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, të mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka, vetë kjo e fundit ka regauar në lidhje me vendimin. Deputetja përpos kritikave nga opozita, BE dhe SHBA ka falenderuar deputetet për mbështetjen e dhënë.

Olta Xhaçka mësohet të ketë folur në takimin e grupit të PS, që u zhvillua në Elbasan. Report.tv mëson se Xhaçka ka falenderuar deputetet për mbështetjen e dhënë një ditë më parë në Kuvend, ku nuk votuan dërgimin e mandatit të saj në kushtetuese. Po ashtu, Xhaçka veç falenderimit i ka kërkuar grupit parlamentar ndjesë për koston e krijuar dhe debatin për këtë çështje.

Me 65 vota abstenim, 25 pro dhe 9 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi mbrëmë pas mesnate, që të mos e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dosjen për shqyrtimin e mandatit të ish-ministres Xhaçka. Votat kundër nga PS u dhanë nga Bullari, Çela, Çyrbja, Gjiknuri, Sterkaj dhe Çuçi, ndërsa vetë Xhaçka nuk ishte fare në sallë në momentin e votimit. Vendimi u mor pas kalimit në votim në seancë plenare të dy raporteve, një nga opozita dhe tjetri nga mazhoranca./ZËRI

Poll

MOS HUMB