Politikë

Çuçi "shpjegon" standartin e PS me Ahmetajn: S'është prezent, Tahiri ishte dhe u përjashtua

Çuçi u pyet nga gazetarët nëse PS po përdor standard të dyfishtë për rastin e Ahmetajt, ndryshe nga ai i Tahirit disa vite më parë

E.K
Çuçi "shpjegon" standartin e PS me Ahmetajn:
Arben Ahmetaj dhe Bledi Çuçi
TIRANË- Partia Socialiste nuk ka ndërmend që të përjashtojë Arben Ahmetajn nga grupi parlamentar, edhe pse ish-numri 2 i qeverisë është shpallur në kërkim që prej muajit Korrik të këtij viti. Kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi, tha se shkak për këtë është fakti që vetë Ahmetaj nuk është prezent në Shqipëri për të dhënë llogari edhe përpara socialistëve, përveç drejtësisë.

Pyetje përgjigjet me gazetarët:

A e keni përjashtur Arben Ahmetajn nga grupi parlamentar?

Çuçi: Jo

Keni ndërmend ta bëni? Cila është arsyeja 

Çuçi: Nuk kemi marrë një vendim, çfarë arsye ka? Ai ka punë me drejtësinë

Saimir Tahiri u përjashtua pa u dënuar

Çuçi: Saimir Tahiri ka qenë prezent, ky është në mungesë  

Ju nuk mund ta përjashtoni në mungesë? 

Çuçi nuk zgjedh të përgjigjet më tej...

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar që në datën 24 Korrik, pas kontrolleve brenda vendit, ku ish-zëvendëskryeministri nuk u gjet. Ahmetajt, gjykata e posaçme i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, pasi akuzohet për 3 vepra penale për çështjen e inceneratorëve, përfshirë korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave. Megjithë këtë për socialistët, ai është ende pjesë e grupit parlamentar, edhe pse prej muajsh nuk ka shkelur në sallën e Kuvendit. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB