Politikë

Pushimet mbaruan! Kuvendi rinis me fjalimin e Spiropalit, çfarë parashikohet në rendin e ditës

Në rend dite janë miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25, 26 dhe 30 Korrik, si dhe njoftimi i çështjeve të depozituara

E.K
Pushimet mbaruan! Kuvendi rinis me fjalimin e Spiropalit, çfarë
Elisa spiropali gjate marrjes se detyres

TIRANË- Me hyrjen e Shtatorit, kanë marrë fund dhe pushimet për deputetët, të cilët do të rikthehen sot në një seancë plenare, e para në drejtimin e Elisa Spiropalit si kryetare. Seanca pritet që të nisë pikërisht me një fjalim të Spiropalit, në orën 17:00, dhe pritet që të zgjasë pak.

Veç Kryetares së Kuvendit, sot pritet të marrin fjalën edhe Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka në cilësinë e krerëve të Grupeve Parlamentare.

Pushimet mbaruan! Kuvendi rinis me fjalimin e Spiropalit, çfarë
RENDI I DITES

Pas seancës së të hënës, e radhës është ajo e 12 shtatorit, ku priten dy vendime të rëndësishme sa i përket mandatit të deputetëve socialist Olta Xhaçka dhe Vullnet Sinaj.

Mocioni për mandatin e deputetit Sinaj do të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në një mbledhje të thirrur në datën 4 shtator, për shkak se deputeti i qarkut të Vlorës, përmes bizneseve të tij ka fituar tendera publikë, në shkelje të Kushtetutës. Ndërkohë që çështja e mandatit të Xhaçkës, zvarritet prej muajsh në zyrat e Kuvendit, dhe pritet që ti dërgohet për vendimmarrje Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, sa i përket punimeve të komisioneve parlamentare, në javën e parë të shtatorit është caktuar deri më sot vetëm mbledhja e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, që pritet të mbahet më 3 shtator./ZËRI 

Poll

MOS HUMB