Politikë

Përfundon pas 8 orësh mbledhja qeveritare në Dajt, largohen me makina Rama e ministrat

Deri në orën 18.00 të pasdites, para kreut të qeverisë kanë raportuar të gjithë, ministra, drejtues institucionesh, dhe drejtues politikë të Partisë Socialiste. Përjashtim bënë kryebashkiakët, të cilit nuk ishin të ftuar në mbledhjen e sotme. 

k.m.
Përfundon pas 8 orësh mbledhja qeveritare në Dajt, largohen me
Pamje nga mbledhja e qeverise

TIRANË- Pas më shumë se 8 orësh është mbyllur mbledhja e Edi Ramës me kabinetin qeveritar dhe me drejtues institucionesh, kryeministri është larguar nga rezidenca qeveritare në Dajt. Mbledhja e sotme nisi që në orën 10.00 të mëngjesit dhe zgjati për më shumë se 8 orë. Deri në orën 18.00 të pasdites, para kreut të qeverisë kanë raportuar të gjithë, ministra, drejtues institucionesh, dhe drejtues politikë të Partisë Socialiste. Përjashtim bënë kryebashkiakët, të cilit nuk ishin të ftuar në mbledhjen e sotme. 

Ndryshe nga sa ndodh gjithmonë, kësaj herë, kryesocialisti Rama nuk ka zgjedhur të flas për gazetarët që kanë qenë jashtë rezidencës gjatë kohës së mbledhjes. Mesa duket, komunikimin e vetëm do ta bëjë më 8 shtator, ditë kur do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste. 

Në këtë mbledhje u bë një analizë pune për secilin prej sektorëve që është zgjedhur për t'u diskutuar, të cilët janë: integrimi, komunikimi, siguria, çështje sociale, administrata publike, por edhe zgjedhjet parlamentare që do të mbahen disa muaj më vonë, në pranverën e vitit që vjen. Po ashtu, u diskutua edhe për përgatitjet e PS për sesionin e ri parlamentar, i cili hap siparin nësër, ditën e hënë në orën 17:00.

Ndërkohë, po nesër është caktuar një mbledhje e grupit me kërkesë të kreut të ri, Niko Peleshit. Më shumë detaje pritet që të mësohen pas mbledhjes lidhur me porositë dhe objektivat e këtij sesioni, e po ashtu mund të kuptohen disa nga 'synimet' që Rama u ka vendosur socialistëve.

Pas mbledhjes së socialistëve, një reagim erdhi edhe nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili gjithashtu vuri në dukje faktin që Rama nuk mbajti asnjë prononcim për gazetarët pas mbledhjes. Në fjalimin e përnatshëm nga dritarja e banesës së tij, Berisha tha se shkak për heshtjen e Ramës ishin "bilanci" që kishte mësuar nga raportimi. 

"Të dashur miq, narko-qeveria filloi shtatorin si një qeveri mafioze. Sot ata u mblodhën me në krye kreun e Meduzës, i cili sapo u kthye si gaztor, si hokatar nga Klopsit u ndry me qeverinë e tij. Sipas ligjit të mafies, Omertas, pas 8 orësh mbledhje nuk tha një fjalë të vetme, sepse nuk kishte fytyrë, nuk mund të dilte para gazetarëve, për arsye se bilancet e tij dramatike, tragjike e bënin atë para shqiptarëve ashtu siç ishte hajdut, mashtrues, gaztor. Dhe tani së fundmi na del edhe fallxhor, edhe shikues filxhani në samite ndërkombëtare. Të dashur miq, mediat e tij njoftuan se kanë diskutuar për integrimin. Para se të shkonte ai u tha shqiparëve se do të merrem me problemet e mëdha të integrimit të Shqipërisë, pr u kthye me bisht ndër shalë, u kthye pasi i treguan brrylin. Se nuk ka integrim me narko-shtetin që ke ndërtuar. Nuk ka integrim me dhunimin e votës së shqiptarëve. Nuk ka integrim me vjedhjen e papërmbajtur të pasurive dhe fondeve. Nuk ka integrim kurrë me burgosjet politike. Nuk integrim me trafiqet e helmeve, duke bërë Shqipërinë famëzeze në rajon dhe në botë, për trafiqe kriminale lëndësh të rrezikshme. Doli pas 8 orë mbledhje, nuk shqipëroi dot një fjalë të vetme, por heshtja e tij e akuzon më shumë se çdo gjë tjetër. Heshtja e tij dëshmon kartonin e kuq që i ka nxjerrë përfundimisht narko-trafikantit, kreut të narko-shtetit, Edi Rama,"-tha në fjalimin e tij Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB