Politikë

Qytetarja i kërkon llogari për Shushicën, Rama: Gjërat me mua zgjidhen me të butë

Rama nuk e priti mirë shqetësimin e qytetares për lumin e Shushicës, dhe sipas tij uji nuk mund të jetë vetëm i banorëve të fshatrave të Vlorës

E.K
Qytetarja i kërkon llogari për Shushicën, Rama: Gjërat me
Qytetarja dhe Rama

HIMARË- Gjatë një takimi që pati me banorët në Himarë, ku dorëzoi rreth 400 tituj pronësie, kryeministri Edi Rama u përball me një qytetare, nga zona e Kuçit, e cila i kërkoi që të mos prekej lumi i Shushicës. Rama kaloi në mbrojtje menjëherë, duke thënë se uji duhet edhe për banorët e fshatrave të tjera, dhe sipas tij ky projekt është keqkuptuar.

Qytetarja: Kam një kërkesë, në emër të fshatarëve të mi nga Kuçi, uji i Shushicës të mos preket

Rama: Do vij vetë të flas atje, se e keni bërë ujin një legjendë të madhe. Shtëpia është e juaja, lumi është i të tërëve. Merreni futeni në shtëpi lumin dhe rrini mbi varkë në shtëpi. Nuk është ashtu si ju kanë thënë, të garantoj. Ju mbajnë juve me teori kot, nuk jemi budallenj ne që t’ju heqim ujin dhe t’ju lëmë juve pa ujë. Gjërat me mua zgjidhen me të butë, se kam dellin e Vunoit këtu. Kush më vjen me inat është problem i madh, me të mirë nuk më zgjohet xhindi i Vunoit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB