
TIRANË- Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli ka mbërritur në SPAK. Suli është akuzuar për abuzime me fondet e rindërtimit.
Pak përpara se të hynte në ambjentet e SPAK, Rakip Suli tha për gazetarët se "sot qenka ditë e bukur".
Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli.
-
U thirr nga SPAK, Rakip Suli: Më lini t’iu shërbej qytetarëve
6 Nëntor, 12:12
Janë 10 kallëzues ndaj Sulit, disa prej të cilëve janë pyetur nga SPAK.
Banorët e Kamzës u paraqitën më datë 24 tetor në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë deklarimet e tyre për kallëzimin e depozituar në SPAK pak javë më parë ndaj kryebashkiakut. Më datë 11 shtator, Partia e Lirisë së bashku me këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë, në emër të banorëve të Kamzës, kallëzuan penalisht kreun e Bashkisë Kamëz, Rakip Sulin. Duke iu referuar raportit të KLSH-së për bashkinë, është kërkuar ndjekja penale për kryebashkiakun socialist, për akuzat shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera./Zëri.ai/