Politikë

Rama dhe Erdogan bisedë telefonike, diskutojnë për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe luftën kundër terrorizmit

Raportohet se liderët kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Zeri
Rama dhe Erdogan bisedë telefonike, diskutojnë për forcimin e
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan

TIRANË- ANKARA- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë zhvilluar së bashku një bisedë telefonike.

Sipas medias turke Anadolu, raportohet se liderët kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Erdogan tha për median në fjalë, se marrëdhënia Turqi-Shqipëri është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

Presidenti turk gjithashtu bisedoi për “përpjekjet e organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri”, si dhe u shpreh se Tirana do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimor, shëndetësor dhe fetar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB