
TIRANË-Siç ishte lajmëruar në orën 11:00 nisi protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Tubimi i radhës zgjati rreth 60 minuta. Ndër folësit në protestë që bënë denoncime dhe i bënë thirrje, organeve të drejtësisë, ishte Klevis Balliu, Sekretar Organizativ në PD, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi dhe këshilltari i PL-së, Tedi Blushi.
Edhe gjatë këtij tubimi nuk kanë munguar trazirat, ku protestuesit kanë hedhur vezë drejt godinës së Bashkisë. Gjithashtu një i moshuar është përplasur me protestuesit, të cilët e kanë larguar nga tubimi.
Në ndryshim nga protestat e tjera nuk ka patur tensione dhe as ndezje gomash ose hedhje flakadanësh në drejtim të godinës. Opozitarët kërkojnë largimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj, pas arrestimeve të SPAK në kuadër të dosjes “PD”, që çoi në pranga drejtorë të rëndësishëm të bashkisë./ZËRI