Politikë

Rama i 'prerë': Harrojeni se Beleri betohet!

Kjo pasi sipas kreut të qeverisë askush, as Këshilli Europian nuk mund të prevalojë mbi drejtësinë në Shqipëri.

E.K
Rama i 'prerë': Harrojeni se Beleri betohet!
Fredi Beleri dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do të betohet pavarësisht presioneve të Greqisë për bllokimin e negociatave. Kjo pasi sipas kreut të qeverisë askush, as Këshilli Europian nuk mund të prevalojë mbi drejtësinë në Shqipëri. Po ashtu shefi i ekzekutivit shtoi se ai nuk do të negociojë asgjë që është në dëm të Shqipërisë.

Edi Rama: Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë. Që sikur të kthehet përmbys gjithë Këshilli Europian ne nuk negociojmë asnjë gjë kundër interesit më të madh strategjik të Shqipërisë, sot, që është zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe moscenimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Ca kohë kërkonin këtë, mor nuk e bëjmë dot harrojeni se futemi ne në këtë. Jo bllokim të integrimit. Se nuk është bllokim i integrimit fare se ajo është një proces politik.

I ftuar në “A2”, Rama tha se pushtetet janë të ndara, ndërsa tha se kjo është në dorën e Gjykatës dhe se as Drejtoria e Burgjeve nuk mund të japë leje që Beleri të dalë nga qelia për tu betuar.

Edi Rama: Mbasi ata për një kohë të caktuar kanë kërkuar nga ne. E kërkonin kështu Shqipëria. Shqipëria ka pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Mbasi e kmi përsëritur që nuk mund të bëjë Drejtori i Burgjeve diçka të tillë. Se nuk e ka në ligj. Ligji e thotë shumë qartë kur bëhet betimi. Mbasi humbën kohë, dhe shkuan në Gjykatë të Durrësit, Gjykata e Lartë ia çoi Gjykatës Speciale dhe në vendim thuhet drejtori i burgjeve nuk ka asnjë fuqi që të zgjidhi këtë çështje, që të japi leje. As leje që të shkojë para këshillit bashkiak, dhe as këshilli bashkiak të shkojë në burg dhe as zotëria të marri një noter në burg. Unë jam me Shqipërinë. Të jesh me Shqipërinë sot është të jesh me pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Institucionet e drejtësisë nuk janë të shkëlqyera, dakord, por kjo është e vetmja rrugë nëse ne duam që realisht ky vend të bëhet shtet. Është e parë që nga 1912 që ky vend ka një strukturë të drejtësisë të përbërë nga SPAK dhe Gjykata Speciale ku pushteti ekzekutiv nuk i fut duart dhe nuk ndërhyn.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës./ZËRI

Poll

MOS HUMB