
LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Balldren të Lezhës për rienergjizimin e Partisë Socialiste. Në fjalën që mbajti, Rama vutir thesin tek zgjerimi i Partisë, teksa u shpreh se se duhet bërë vetëkritikë dhe vetëpërmirësim edhe në kushtet kur nuk janë të sfiduar nga një kundërshtar.
"Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë. Ne kemi një përgjegjësi të madhe historike mendoj unë, sot që flasim, sepse gjithë këtë progres që është bërë, i cili është një progres që duhet të vazhdojë, duhet ta garantojë dhe ta bëjë të pakthyeshëm në drejtësi, në ekonomi, në pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Për çfarë e bëjmë ne këtë process? Sepse duhet ta bëjmë me shumë vetëdije vetëkritikën tonë dhe vetëpërmirësimin tonë në kushtet kur ne nuk jemi të sfiduar nga një kundërshtar përballë,”- tha Rama ndër të tjera.
Më pas, ai u shpërndau teserat e Partisë Socialiste anëtarëve të rinj, mes tyre një vajze që ishte apolitike dhe një demokrati që kishte qenë pjesë e Partisë Demokratike.
“Ky është i mirëseardhur, nga demokrat i Partisë Demokratike është demokrat i Partisë Socialiste,”- tha Rama.
Prej pak kohësh, kreu i qeverisë ka nisur turin e takimeve me organizatat e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë. Në Asamblenë e mbajtur më 21 shkurt, Rama porosity drejtuesit e qarqeve për rifreksimin e degëve dhe kërkoi anëtarësi të reja.