
SKRAPAR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në qytetin e Skraparit ka ka ironizuar programet elektorale të partive të reja. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se premtimet e tyre, i kujtojnë firmat piramidale të 97-ës që ta bëjnë detin kos.
Po ashtu, Rama thumboi edhe Lulzim Bashën, duke thënë se do t’i mungojë parlamentit në katër vitet e ardhshme.
“Janë dhe disa zogj të vegjël që kanë dalë. Ata mua më heqin mallin e Sugdes, Vehbiut dhe Rrapush Xhaferrit. Ata ta bëjnë detin kos. Jepu votën atyre dhe këtu s’do ketë më asnjë problem. Aman jepuni votën që të kapin ata ndoonjë vend në parlament. Thonë që ne jemi të rinj, të rinj ata kanë vetëm moshën. Shihni si fusin në listë edhe krushqit. Përveç atyre është edhe Luli. Luli të paktën është koalicioni tek pullë. Kur e pyesin sa i madh është ai koalicion, thotë hyni në internet dhe këroni. Ai do na mungojë se është artist”, tha Rama./ZËRI