BRITANI- Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me homologun e tij britanik, Keir Starmer, në parkun e pallatit Blenheim, vendlindja e ish-kryeministrit Sir Winston Churchill. Pamjet nga takimi i ka ndarë kreu i ekzekutivit shqiptar. Liderët shihen të ulur në një tryezë të rrumbullakët.
Më pas Kryeministri Rama ka pasur një takim me Mbretit Charles III. Gjatë takimit me monarkun britanik, Rama shihet nën shoqërinë e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ku po zhvillohet samite i Bashkësisë Politike Evropiane. Rama, bashkë me homologen italiane do të drejtojnë një tryezë me temë për emigracionin. Në takimin e sotëm, Rama ka pasur bisedime të rëndësishme me liderë të rajonit, mes tyre edhe homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Ndërsa me kryeministrin britanik diskutoi lidhur me marrëveshjen e nënshkruar për strehimin e emigrantëve që kërkojnë azil në Itali në bazën e ngritur në Shëngjin. Për sa i takon, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy foli për luftën që ende vazhdon, duke i falenderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen që i kanë dhënë vendit të tij./ZËRI