
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar mosbindjen civile të nisur nga Opozita. Teksa fliste për reformat e ndërmarra për transformimin e administratës shqiptare në podcastin e tij “Flasim”, Rama në mënyrë jo të drejtpërdrejtë tregoi se vetëm dy protesta kanë qenë të mirëfillta përgjatë kohës që ai ka qenë në pushtet. Kreu i qeverisë tha se ka qenë ajo për armët kimike dhe e studentëve. Të tjerat, sipas tij, janë vetëm shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet, duke përfshirë këtu dhe protestën e 7 tetorit të realizuar nga Opozita.
“Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta sa kohë jam unë këtu. Të tjerat nuk janë protesta. Janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protesta. Janë protesta partie. Dy protesta ka pasur Shqipëria: Një ajo e armëve kimike! Sapo unë kam filluar dhe protesta e studentëve. Ato ishin protesta,”- tha Rama ndër të tjera.