
TIRANË- Partia Socialiste pritet të mbledhë më 11 Qershor Asamblenë Kombëtare. Mbledhja pritet që të zhvillohet online, ndërsa i pari do të marrë fjalën është kryesocialisti Edi Rama. Pas tij do të flasë Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi. Ky i fundit do të raportojnë para Ramës dhe anëtarëve të Asamblesë për ecurinë e procesit të zgjedhjeve në PS. Mbledhja e Asamblesë Kombëtare pritet të nisë në orën 17:00.
"Datë 11.06.2024, ora 17.00, zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite: 1.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. 2. Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi.’- njofton PS", njofton selia rozë.
Ndërkohë një muaj më vonë, në korrik (ende nuk ka datë për takimin), pritet që të mbledhet Kongresi i Partisë Socialiste./ZËRI