Politikë

E PAPRITUR! Rama ndryshon ministrin e Brendshëm, Balla spostohet tek posti i Spiropalit (NDRYSHIMET)

Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit.

k.m.
E PAPRITUR! Rama ndryshon ministrin e Brendshëm, Balla spostohet tek posti
Edi Rama

TIRANË-Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi edhe ndryshimet e reja në qeveri. Kryeministi Edi Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit. Si pasojë e lëvizjeve në PS, pasi Bledi Çuçi u propozua për nënkryetar të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkoi Niko Peleshi i cili largohet nga ministër i Mbrojtjes, duke i hapur rrugë Pirro Vengut, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.

Ndryshimet

Kryetare Kuvendi- Elisa Spiropali, zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar Kuvendi- Bledi Çuçi
Kryetar i Grupit Parlamentar të PS- Niko Peleshi, zëvendëson Bledi Çuçin
Ministri i Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin- Taulant Balla, zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministri i Brendshëm- Ervin Hoxhaj, zëvendëson Taulant Ballën
Ministër Financash-Petrit Malaj, ikën Ervin Mete
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vëngu, zëvendëson Niko Peleshin

Poll

MOS HUMB