Politikë

Rama në OKB apel vendeve që nuk njohin Kosovën: Nuk duhet të mbahet peng nga askush

Rama foli edhe për luftën në Ukrainë, ndërsa i bëri thirrje Rusisë që ta ndalë këtë agresion.

F.I
Rama në OKB apel vendeve që nuk njohin Kosovën: Nuk duhet të
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombëve të Bashkuara tha se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush, as nga pesë shtetet e BE që nuk e njohin. Po ashtu Rama foli edhe për luftën në Ukrainë, ndërsa i bëri thirrje Rusisë që ta ndalë këtë agresion. Kreu i qeverisë u shpreh se çdo paralelizim i Kosovës me zonat e pushtuar të Ukrainës, nuk mund ta zbehin faktin se Kosova është një anëtare aspirantë e komunitetit euroatlantik. 

“Ne duhet të punojmë me durim. Kosova është një pjesë e pandashme e realitetin dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush, duke nisur nga 5 shtetet e BE që nuk e njohin Kosovën. Në vitin e tretë të luftës Rusi-Ukrainë i bëjmë thirrje Rusisë të ndalë këtë luftë. Të shërbesh një agresion, nuk sjell paqe, por sjell luftën. Një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjell vetëm disfatë të mëtejshme. Edhe ne duam paqe, edhe ne duam të ketë paqe mes Ukrianës dhe Rusisë. Po kërkojmë një paqe të drejtë. Një paqe që nuk mund të minojë Ukraiknën dhe të drejtën e saj. Shqipëria do të vazjdojë të qëndrojë në krah të Ukrainës sa të jetë e nevojshme”, tha kryeministri Rama.

Kosova nuk njihet nga Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja, nga të cilat katër të parat janë anëtarë të NATO-s. Sado që disa prej tyre klasifikohen si njohës të sigurt në të ardhmen e parashikueshme, sipas të gjitha gjasave, të gjithë janë duke pritur për rezultatin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Gjatë fjalës së tij Rama foli edhe për luftën në Ukrainë, ndërsa i bëri thirrje Rusisë që të ndalë këtë agresionin dhe të fokusohet për negociata dhe një paqe të drejtë.

“Një paqe që është disfatë për Ukrainën do të sjellë agresion të fuqishëm. Edhe ne duam paqe, duam që të ketë paqe midis Ukrainës dhe Rusisë. Do mbështesim çdo përpjekje për paqe. Por kërkojmë një paqe të drejtë të mbështetur në kartën e OKB dhe rezolutat e kësaj asambleje. Një paqe që nuk mund të minojë Ukrainën dhe të drejtën e saj. Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës e ta mbështesë atë për sa kohë është e nevojshme”, deklaroi ndër të tjera Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB