Politikë

Rama pro votës së diasporës: Vetëm PS mund ta bëjë

Rama, më gjatë u ndal tek çështja e votës së diasporës.

k.m.
Rama pro votës së diasporës: Vetëm PS mund ta bëjë
Edi Rama

GREQI-Shpresoj që me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis të diskutojmë çështje të reja pasi ai është personi më i hapur dhe më i disponueshëm që kam takuar në gjithë këto vite të punës sime,”-kështu foli kreu i qeverisë Edi Rama për homologun e tij grek. Në një intervistë të dhënë për "Zougla", Rama, duke iu referuar nismave që synon të ndërmarrë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve. Më gjatë u ndal tek çështja e votës së diasporës, duke u shprehur se Partia Socialiste është e gatshme që ta bëjë realitet, por shtoi se për momentin po gjen pengesë tek palët e tjera politike. 

Intervista e plotë e Edi Ramës në “Xhungël”:

Gazetarja: Mirë se erdhe zoti kryeministër! Sot duket se keni sjellë një copë Shqipëri me vete në Greqi. Zoti Kryeministër, në një kohë kur marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë janë në sprovë, çfarë masash dhe iniciativash specifike synoni të ndërmerrni gjatë vizitës suaj në Athinë, në mënyrë që kjo vizitë të bëhet katalizator për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe forcimin e dialogut të bazuar në respektin reciprok dhe fqinjësinë e mirë?

Edi Rama: Së pari unë nuk e solla Shqipërinë me vete, sot erdha të takoj Shqipërinë që tashmë është këtu. Sepse Greqia i përket po aq grekëve sa shqiptarëve. Ky është një fakt i padiskutueshëm. Ndërsa besoj se pjesa më e madhe e shoqërisë greke që ishte shumë mikpritëse në ato kohë të errëta me paraqitjen e shqiptarëve në trojet greke, sot është kuptuar se shqiptarët kanë nevojë për Greqinë ashtu si grekët kanë nevojë për Shqipërinë. Së dyti, mendoj se çështjet e pazgjidhura mund të ishin zgjidhur ose mund të zgjidheshin me vullnet të mirë dhe qasje të përbashkët për një të ardhme më të mirë. Por
për fat të keq ato janë zvarritur pafundësisht dhe janë përdorur si mollë sherri në tezgat e fushatës zgjedhore.

Gazetarja: Me Greqinë në mes të zgjedhjeve evropiane dhe Shqipërinë duke u përgatitur për zgjedhjet në 2025, cilat janë prioritetet tuaja në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe si planifikoni t'i adresoni sfidat e përbashkëta?

Edi Rama: Është e trishtueshme të mendosh se sa gjëra mund të ishin bërë në këto 33 vite, sa mund të ishin mbjellë dhe sa fryte të bashkëpunimit dhe prosperitetit të dy popujve dhe sigurisë së dy vendeve mund të ishin korrur deri më sot, por ende besoj se nuk është kurrë vonë. Besoj dhe shpresoj shumë që me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis do të çojmë përpara çështjet e mbetura pezull, sepse siç thashë është personi më i hapur dhe më i disponueshëm që kam takuar në gjithë këto vite të punës sime.

Gazetarja: Duke qenë se diaspora është një faktor i rëndësishëm në skenën politike të të dy vendeve, çfarë masash synoni të merrni për të rritur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e diasporës në zgjedhjet kombëtare të 2025?

Edi Rama: Kjo është një çështje shumë e përfolur por nëse ka një forcë që është e gatshme ta bëjë realitet krijimin e mundësisë për të marrë pjesë në zgjedhje qoftë edhe nga distanca, ajo është Partia Socialiste. Por kjo nuk është në dorën tonë sepse kjo kërkon një shumicë, përtej shifrave që kemi në parlament dhe shpresoj të mos ngecim më si në ato çështje që ngecën në të kaluarën nga ata që mendojnë të tjera dhe bëjnë gjëra të tjera.

Dje, Rama mbajti një takim me shqiptarët në Greqi. Gjatë udhëtimit të tij në Athinë, Rama shoqërohej në Greqi nga pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar, disa kryebashkiakë socialistë, si dhe gazetarë dhe personalitete të tjera të rëndësishme. Turi i Ramës me diasporën do të vijojë më pas dhe në Itali, Britaninë e Madhe dhe në Gjermani./ZËRI

Poll

MOS HUMB