Politikë

Rama rrëfen si është njohur me dhëndrin e Donald Trump: Erdhi në Durrës

Edi Rama tha se Kushner e ka takuar për herë të parë në Durrës, ku ishte ftuar nga pronari i jahtit me të cilin udhëtonte Kushner dhe e shoqja.

k.m.
Rama rrëfen si është njohur me dhëndrin e Donald Trump:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sesi është njohur me dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, i cili ka shprehur interesin për të investuar në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec. Rama, në fjalën e tij gjatë intervistës në emisionin “Opinion", Rama tha se Kushner e ka takuar për herë të parë në Durrës, ku ishte ftuar nga pronari i jahtit me të cilin udhëtonte Kushner dhe e shoqja.

Jahti ishte ndaluar për të furnizuar dhe tregon se aty kanë patur një bisedë së bashku dhe me persona të tjerë, por nuk ka përmendur emra.

“Unë e kam njohur krejt rastësisht, sepse ai ka ardhur bashkë me gruan dhe miqtë të tjerë për të vizituar Shqipërinë me një jaht. Ai që është pronari i jahti dhe që ishte pritësi i tyre më ftoi ku ata kishin ndaluar në Durrës dhe por të vazhduar. Shkova kemi biseduar dhe kaq, aty ka qenë një grup i madh njerëzisht, pastaj jemi takuar herë pas here,”-tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB