LIVE UPDATES

Rekord! Kuvendi mbyllet për 7 minuta, Noka godet me grusht gardistin, i mbyll mikrofonin deputetit Sina

➤ As 7 minuta nuk ka zgjatur seanca e sotme plenare. ➤ Edhe sot, deputetët e opozitës kanë bllokuar Foltoren. ➤ Me bilbila dhe pankarta në duar, deputetët e opozitës as sot nuk kanë lejuar që të zhvillohej një seancë normale, kur në fakt duhet që të raportonin për "Javën e Gjelbër". ➤ Zakonisht, këtë javë deputetët nuk kanë obligime për seancë plenare dhe flasin për problematikat e qytetarëve. ➤ Por as sot kjo nuk ka ndodhur. ➤ Madje në një moment, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me një gardist, të cilin e ka qëlluar në fytyrë. ➤ Më pas, kaloi tek deputeti socialist, Vullnet Sina dhe i fiku mikrofonin. ➤ Për shkak të tensioneve dhe përplasjeve, seanca u mbyll për 7 minuta. ➤ Që prej muajit tetor nuk ka patur asnjë seancë normale për shkak të aksionit të nisur nga opozita, e cila kërkon që maxhoranca të pranojë Komisionet Hetimore, në mënyrë që të mos shkaktojmë më kaos në Kuvend.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

FOTOLAJM- E ashpër! Noka grushton në Kuvend gardistin

Rekord! Kuvendi mbyllet për 7 minuta, Noka godet me grusht gardistin, i
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me një gardist në seancën e sotme në Kuvend. Siç duket edhe nga pamjet nga afër që ka mundur që të kapë LSA, Noka ka grushtuar në fytyrë një prej punonjësve të Gardës.

Rekord! Kuvendi mbyllet për 7 minuta, Noka godet me grusht gardistin, i
Pamje nga Kuvendi

E gjitha sepse ai tentoi ta ndalonte për të shkuar tek deputeti Vullnet Sina, i cili mori fjalën për të folur nga karrigia e tij. Në fund, edhe Sinën, Noka e ndaloi duke i fikur mikrofonin./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ndodh sërish! Flamur Noka përplaset me Gardën, i mbyll mikrofonin deputetit të PS

Rekord! Kuvendi mbyllet për 7 minuta, Noka godet me grusht gardistin, i
Momenti kur Noka përplaset me Gardën

TIRANË- Opozita ka vijuar me të njëjtin skenar për të mbyllur sa më shpejt seancën e sotme plenare. Deputetët demokratë ishin pajisur me pankarta dhe bilbila, teksa këtë herë kanë munguar tymueset. 

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla fillimisht largoi Gardën dhe u kaloi fjalën deputetëve socialistë. E para që foli ishte Edona Bilali dhe pas saj e mori fjalën Vullnet Sinaj. Mirëpo ky i fundit nuk ka mundur të flasë pasi, deputeti demokrat më aktivi në raste të tilla është përplasur me Gardën dhe më pas i ka afruar bilbilin në mikrofon. 


Pas kaosit, kryeparlamentarja ka ndërprerë seancën e cila zgjati vetëm 7 minuta./ZËRI

1 VITE ME PARE

Noka i afrohet Spiropalit, i dorëzon pankartën në duar, ministrja e kalon me batuta

Rekord! Kuvendi mbyllet për 7 minuta, Noka godet me grusht gardistin, i
Flamur Noka dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i është afruar sot ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke i lënë në duar një pankartë. Teksa ishin mbledhur para Foltores së Kuvendit, Noka është shkëputur nga kolegët dhe i ka dhënë në duar Spiropalit pankartën që lexonte: Gjykatat janë për drejtësi dhe jo miqësi politike!

Teksa Noka i dorëzoi pankartën, gjatë gjithë momentit ministrja ia aprovonte me kokë në shenjë ironie të gjitha ato që thoshte demokrati. Madje për disa sekonda i mbajti edhe pankartën. Kështu nga të dy palët, situata kaloi pa tensione. Pasi kreu "misionin" e tij, Noka iu bashkua kolegëve të tjerë duke krijuar zhurmë për të penguar zhvillimin e seancës. Kjo e fundit, si kurrë më parë, sot zgjati vetëm 7 minuta./ZËRI

1 VITE ME PARE

Opozita 'protestë' edhe seancën e sotme, Nikolla: Jemi për zgjedhësit, jo bilbilat tuaj

Rekord! Kuvendi mbyllet për 7 minuta, Noka godet me grusht gardistin, i

TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare ku pritej të diskutohej mbi “hallet e qytetarëve”, por opozita vijoi me të njëjtin skenar. Deputetët demokratë me pankarta në duar bllokuan foltoren dhe krijuan kaos në përpjekje për të ndërprerë sa më shpejt seancën. Thirrjet e kryeparlamentares u injoruan, teksa deputetët e opozitës po u binin në korr bilbilave. 

"Të nderuar kolegë ju bëj thirrje edhe njëherë ju lutem zini vendet tuaja të vijojmë me diskutimet e çështjeve të evidentuara nga zgjedhësit. Zgjedhësit duan të dëgjojnë për hallet e shqetësimet e tyre, jo bilbilat tuaja. Ju lutem, zonja Edona Bilali,” tha Nikolla.

Seanca si kurrë më parë ka zgjatur vetëm 7 minuta./ZËRI

Poll

MOS HUMB