Politikë

Reporterja e PE-së “shuplakë” Greqisë për Belerin: Keqardhje! TAKIMET me Bardhin e Çuçin

Santos u shpreh se Shqipëria ka ecur mirë në rrugën drejt BE, por ka punë që duhen bërë.

f.t
Reporterja e PE-së “shuplakë” Greqisë për
Isabel Santos

TIRANË- Reporterja për Shqipërinë në Parlamenti Europian, Isabel Santos gjatë një konference të mbajtur për mediat në Tiranë tha se BE do të ndjekë nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Ndër të tjera ajo u shpreh se Shqipëria ka ecur mirë në rrugën drejt BE, por ka punë që duhen bërë. Reporterja gjithashtu tha se Shqipëria duhet të vijojë Reformat demokratike. Ndalur tek zhvillimet në Kuvend, Santos tha se duhet të ndërpriten debatet politike që nuk prodhojnë asgjë.

Isabel Santos: Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet. Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për tranparencën e pronësisë dhe financimit të mediave. Integrimi i pakicave është po kaq i rëndësishme është një temë e rëndësishme. Kjo është një çështje e rëndësishme ku duhet të ndërtojmë një shoqëri solidar edhe të fortë. Doja të theksoj rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë që janë në përputhje me vlerat e BE-së për ne në këtë moment është diçka që duhet ta qartësojmë. Duke përgëzuar vendin se si po eruan vendin në sferën globale. Vendi të mos ndalet në kryerjen e reformave  Nuk kemi arsye të ndaleni. Është mirë që mes faktorëve politikë është ndërtuar një konsensus mjaft i gjerë. Është mirë të ndërpriten debatet politike që nuk ndihmojnë asgjë. Ti vëmë fre qasjeve egoiste e të përqëndrohemi tek procesi i anëtarësimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve në vend.

Gjithashtu raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, ka folur me tone të ashpra në drejtim të Athinës zyrtare, në lidhje me deklaratat kundrejt Shqipërisë për përballjen e Fredi Belerit, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, me drejtësinë. Santos tha se është e keqardhur në lidhje me këto deklarata, e shtoi se kjo është një çështje që momentalisht u përket organeve të drejtësisë. 'Nëse të gjitha vendet do të vepronin si Greqia kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme',-tha Santos. Raportuesja për Shqipërinë theksoi se po e ndjek çështjen me mjaft vëmendje.

'Jam e keqardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritete gjyqësor epo bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore nda duhet ët presim vendimin e gjykatës. Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen, jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin’- tha Santos në Tiranë.

Santos gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri ka zhvilluar edhe një sërë takimesh. Dy deputetët demokratë, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, kanë zhvilluar takime me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos. Po ashtu edhe kreu i grupit parlamentar në PS, Bledi Çuçi u takua me reporteren e Shqipërisë në PE. 

Bardhi zbuloi edhe fokusin e bisedimeve, ku njoftoi se e ka informuar eurodeputeten për zhvillimet në Kuvend, ecurinë e reformave dhe problematikat që ka Shqipëria në rrugëtimin europian.

“Znj. Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, e informova për përpjekjet e opozitës që Shqipëria të ketë një Parlament funksional, që respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, lejon kontrollin efektiv ndaj Qeverisë, dhe që punon në interes të qytetarëve. Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetuese i ndodhur në 33 vite. Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të kontrolluar politikisht drejtësinë. Gjithashtu, e informova për bllokimin 2 vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm. E sigurova se për opozitën përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, garancitë për barazi në zgjedhje, dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, janë një prioritet jo vetëm i shpallur, por pikënisja e një reforme kuptimplotë zgjedhore, që duhet përmbyllur sa më parë në kohë.“ – shkruan Bardhi.

Ndërkohë nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, pasi takoi reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, vlerësoi rikthimin e opozitës në normalitet duke i dhënë fund kaosit 4 mujor nëpër komisione dhe seancat plenare.

"Rikthimi i opozitës në normalitet është një sinjal i mirë pas disa muajsh kaosi e sjelljesh aspak europiane. Ne jemi të përkushtuar të vijojmë me reformat dhe të shfrytëzojmë këtë moment të ri të procesit të zgjerimit të BE. Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave. E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar,'-tha Çuçi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB