Politikë

Rrëzohet kërkesa për heqjen e 'Territoriales' nga rendi i ditës! Berisha: Të shkojmë në referendum, Balla: Votohet sot

Berisha kërkoi që reforma territoriale të mos miratohet pa u pyetur qytetarët, duke propozuar referendum.

zh.ll
Rrëzohet kërkesa për heqjen e 'Territoriales' nga rendi
sali berisha-taulant balla

TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD-së për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për reformën territoriale. Kryedemokrati Sali Berisha i kërkoi Partisë Socialiste të tërhiqet nga miratimi i reformës territoriale. Berisha kërkoi që reforma territoriale të mos miratohet pa u pyetur qytetarët, duke propozuar referendum.

“Në rast se ka mbetur një nanogram në labirintet e ndërgjegjes suaj të mykur, hidheni poshtë këtë projekt armiqësor ndaj qytetarëve. Hidheni poshtë këtë projekt për të cilin nuk ka qytetar që e voton. Hidheni poshtë dhe lejoni të shkohet në referendum. Të pyesim qytetarët për këtë projekt madhor që ka të bëjë me të ardhmen e qytetarëve. Të dalim në referendum me dy variante dhe të lejojmë qytetarët të zgjedhin. Ju largoni qytetarët nga Shqipëria dhe si shushunja fryheni çdo ditë e më shumë”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu përgjigj Berishës duke deklaruar se reforma territoriale do të votohet sot.

“Sa i përket ligjit për Territorialen ne e kemi marrë dakordësinë e qytetarëve shqiptarë në 11 maj 2025, sepse kjo ka qenë pika e parë e programit tonë 2030. Ftesa ime për ju sot nuk është të mos diskutojmë. Do ta diskutojmë dhe do ta votojmë sot këtë pikë të rendit të ditës", tha Balla./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB