Politikë

Rritja e çmimeve? Rama: Vlonjatët të zbresin në kat të dytë, se me këmbë në tokë nuk bëhet fjalë, do bien në gropën e gjoksit të vetë

Rama tha se një pjesë e bizneseve në jug kanë zgjedhur strategji vetëvrasëse

E.K
Rritja e çmimeve? Rama: Vlonjatët të zbresin në kat
Edi Rama

TIRANË- Gjatë takimit me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve në jug të vendit, kryesisht në Sarandë dhe në Vlorë. Rama tha se edhe pse qeveria dhe bashkitë nuk mund të kontrollojnë çmimet, rritja e ndjeshme e tyre mund të kthehet në një strategji vetëvrasëse për të gjithë sektorin e turizmit.

RAMA: Qeveria nuk kontrollon dot çmimet, por në Sarandë dhe në Vlorë, Ermal dhe Olti mund të flitet me pronarët e hoteleve, pasi kjo që po bëjnë është strategji vetëvrasëse. Duhet të flitet se rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të madhe për vitin e ardhshëm. Para se të jetë vonë, duhet të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme. Është dhe çështje dijeje.

Vlonjatët do të bjenë vetë në gropën e gjoksit të tyre, është e turpshme për të krijuar njën klimë absurde. E ka bërë Bullgaria këtë sport shumë vite më parë. Vlonjatëve iu ka dalë edhe syri dhe nami, iu kanë dalë edhe trutë dhe nuk dinë më se çfarë bëjnë. Mua dhe mi tolerojnë më shumë se të tjerëve këto fjalë. Të paktën të zbresin në kat të dytë. Se me këmbë në tokë nuk zbresin vlonjatët. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB