
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është shtrirë në skaner. E gjitha pasi ka debatuar me punonjësin e Gardës së Republikës, i cili donte që ta kontrollonte dhe ti hiqte xhupin e veshur. Korreshi nuk e ka lejuar, ndaj edhe ka gjetur "zgjidhje" për t'u futur edhe vetë bashkë me xhup në skaner që të përfundohej procedura e kontrollit. Gjatë gjithë kësaj kohe, skenën e filmonte kolegu i tij Dashnor Sula, i cili shoqëronte ndodhinë me disa komente pikante.
MOMENTI ME VIDEO:
Dash Sula: Shiko si kontrollohet deputeti.
Korreshi: Nuk e heq kam ftohtë. Po do të fute unë në skaner bëj radiografi. O dashi mbaje pak të hy në skaner.
Dash Sula: Hiq dorën ore. Të dhimbset deputeti ty. Mos e prek. Lëre se nuk të dhimbset deputeti. Po të të dhimbsje.
Korreshi: Dua të kaloj këtu, nuk e heq xhupin. Të futem unë këtu meqë paske dyshime.
Gardisti: Po nuk lejohet ashtu! Jam shumë i interesuar të të kontrolloj
Dash Sula: Menerë thuaj, jo deputet. Jemi menerë mos them ndonjë llaf tjetër.
Korreshi: Ju keni dhjerë manualin e deputetit, paske hallin e manualit të kësaj ti. Unë po të them hajde të futem unë këtu nëse kam gjë të paligjshme. Nuk e heq unë xhupin./ZËRI