Politikë

Bastet online! PS e tërhoqi më 8 shkurt, ligji kalon nesër në Kuvend

Ishte vetë grupi parlamnetar i PS që hoqi nga rendi i ditës projekt-ligjin për lojërat e fatit.

D.XH
Bastet online! PS e tërhoqi më 8 shkurt, ligji kalon nesër
Kuvendi

TIRANË – Të enjten në parlament do të rikthehet për votim projekt-ligji për “Lojërat e fatit”, draft që u tërhoq nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste më datë 8 shkurt. Maxhoranca e tërhoqi ligjin pa dhënë shpjegime për rikthimin e basteve online dhe nuk caktoi një datë të re për votim.

Në seancën e 15 shkurtit është parashikuar gjithashtu edhe një interpelancë me kryeministrin e vendit Edi Rama. Interpelanca është kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike, kryesisht për shkak të çështjues Ahmetaj dhe akuzat për inceneratorët. Ky rend pritet të mos realizohet, për shkak të takimit që kreu i qeverisë shqiptare Rama do të zhvillojë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Për votim do të jenë edhe projekt-ligjet për festat zyrtare në Republikën e Shqipërisë, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe përcaktimi i pagave për punonjësit e KQZ-së.

Bastet online! PS e tërhoqi më 8 shkurt, ligji kalon nesër
Rendi i dites ne parlament

Më 8 shkurt, opozita shkaktoi kaos në parlament, siç ka bërë dhe më herët. Për pasojë, nga Kuvendi u përjashtua me 40 ditë Edi Paloka, pas djegies të rregullores së parlamentit dhe me 20 ditë u përjashtua Petrit Doda, që u përplas me Gardën./ZËRI/

Poll

MOS HUMB