Politikë

Protesta e PD, Meta konfirmon pjesëmarrjen: Bashkim, s'jemi në situtatë normale

Për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, Meta tha se ardhja e tij në Shqipëri është diçka krejt normale.  

k.m.
Protesta e PD, Meta konfirmon pjesëmarrjen: Bashkim, s'jemi në
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar prezencën e tij protestën që është paralajmëruar nga Partia Demokratike. I pyetur nga gazetarja e ZËRI, Florida Mingla, Meta tha se PL ka qenë gjithmonë mbështetëse e çdo proteste, ndaj edhe ajo e 20 shkurtit nuk do të bëjë përjashtim. Ndërsa lidhur me rikthimin e Gazment Bardhit në selinë e Partisë Demokratike, Meta shtoi se vendi nuk është në një situatë normale, ndaj edhe bashkimi i forcave është për të një kthesë pozitive. Për vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, Meta tha se ardhja e tij në Shqipëri është diçka krejt normale.  

PJESË NGA KONFERENCA PËR SHTYP:

Pyetje: Me 15 shkurt vjen në Shqipëri Antony Blinken, si e interpretoni vizitën e tij duke marrë parasysh edhe shpalljen "non grata" të kryedemokratit Sali Berisha?

Ilir Meta: Mendoj se ardhja e Sekretarit është tashmë diçka normale në marrëdhëniet midis dy vendeve tona duke patur parasysh vizitat e shpeshta, që nga koha e Sekretarit Baker e deri tek vizita më e fundit e zotit Kerry, duke përmendur këtu Znj. Clinton, Znj. Albright, Z. Powell dhe shumë Sekretarë të tjerë shteti, që kanë vizituar Tiranën dhe që të cilët e kanë shfrytëzuar Tiranën edhe për iniciativa shumë të rëndësishme siç ishte rasti i nënshkrimit të Kartës së Adriatikut gjatë vizitës së Sekretarit Powell në Tiranë me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Kroacisë në një proces historik, i cili u përmbyll me anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO.

Pyetje: Keni një koment për rikthimin e Bardhit krah Sali Berishës, si e shikoni aksionin opozitar?

Ilir Meta: Çdo bashkim i sinqertë forcash dhe energjish janë shumë pozitive sepse nuk jemi në një situatë normale, jemi në një narkodiktaturë. kështu që çdo diferencë, dallim duhet lënë mënjanë që të arrihet një sinergji dhe kohezion. Vendimet e të cilës kanë sjellë këtë bilanc të shpopullimit të vendit.

Pyetje: PD më 20 shkurt ka protestë, do i bashkoheni?

Ilir Meta: PL ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të të gjitha protestave qytetare por edhe politike në mbrojtje të demokracisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB