
DURRËS-Pushimet mbaruan dhe partitë politike po nisin nga punimet për sezonin e vjeshtës. Më 8 shtator kreu i qeverisë Edi Rama do të mbledhë në Durrës Asamblenë e re që doli nga kongresi i 27 korrikut.
Pritet që në këtë takim, të zgjidhet kryesia e re e PS dhe sekretariati. PS do të nisë punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndaj përzgjedhja e njerëzve që do të marrin përsipër drejtimin e fushatave në terren, bashkë me përzgjedhjen e ekipeve dhe kandidatëve.
Partia Socialiste i mbylli punimet para sezonit veror me kongresin e mbajtur në 27 korrik, ku kryeministri Edi Rama prezantoi edhe ndryshimet e reja në qeveri. Taulant Balla u largua nga pozicioni ministër i Brendshëm dhe shkoi ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u emërua kryetare e Kuvendit. Si pasojë e lëvizjeve në PS, pasi Bledi Çuçi u propozua për nënkryetar të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkoi Niko Peleshi i cili u largua nga ministër i Mbrojtjes, duke i hapur rrugë Pirro Vengut./ZËRI