Politikë

Shehaj debat me Denajn për fondet e IPARD: U vodhën 33 mln euro! Ministrja e Bujqësisë: Mos bëj politikë, shko në SPAK

Denaj u shpreh se raporti i OLAF ka shkuar në organet e drejtësisë.

f.t
Shehaj debat me Denajn për fondet e IPARD: U vodhën 33 mln euro!
Anila Denaj dhe Agron Shehaj

TIRANË-Debatet vazhdojnë në Kuvend lidhur me fondet e bllokuara të IPARD për bujqësinë, ndërsa opozita kërkoi me këmbëngulje mocion me debat, por kërkesa e tyre u rrëzua nga mazhoranca. Deputeti opozitar, Agron Shehaj tha se fondet ua dhanë njerëzve të afërm me pushtetin, ndërsa renditi disa emra që sipas tij kanë marrë fondet që duhej të shkonin për fermerin, si Stela Gugallja, Elvis Roshi, ish-deputeti i PS, Dashamir Peza, apo vëllait të ish-drejtorit Tusha. Shehaj pretendon se ata kanë ndërtuar vila ndërkohë që femerët duhej të merrnin fondet për t’i mbështetur.

Shehaj: Më latë pa fjalë. Kishit një detyrë shumë të thjeshtë si qeveri të merrnit paratë dhe ti çonit të fermerët, pa i prekur ato para, pa i vjehdur paratë dhe pa përzgjedhur përfituesin. Dikush të jep disa lekë duhet ti marrësh dhe ti çosh pa i vjedhur. Olaf thotë që keni vjedhur 33 mln euro, po gënjen olaf? 33 mln euro, nuk e them unë, ju vini këtu thoni e ka llogarit Olafi keq. Të vesh duart në kokë. Si u vlerësuat ju zonja ministre me vendimin për të mos shpërndarë 112 mln euro , me bllokimin e IPARD 3. Si mund të vini këtu e të gënjeni, si vlerësoheni me dreka e me darka te restoranti i Beqajt. Janë faktet dhe aktet që tregojnë nëse keni punuar mirë. Thatë 46 kantina për të cilat duhet të mburremi. Është një zotëri Preng Doda në Mirditë. Kërkoi të merrte pjesë, ishte fermer. Bëri kërkesë për fonde. Nuk i mori dot, e di kujt i vajtën ato para. I vajtën ish-deputetit të PS, 180 mijë euro, Dashmair Peza për hotelin që ka në Pezë, i vajtën vëllait të të ish drejtorit Tusha, mori 182 mijë euro. Për këto kantina po na flisni ministre. I ka marrë Kokoneshi 44 mijë euro, kreu i Bashkisë së Divajkës, zv.kryetari i Delvinës 62 mijë, 36 mijë euro, Stela Gugllaja 310 mijë euro, Elvis Roshi. Janë të panumërta përfituesit e tenderëve, që u keni dhënë edhe paratë e BE. Kanë thënë do ndërtojmë agroturizëm, kanë bërë vila. U duhej një shtëpi në fshat, përse të mos i merrnin. Kishit vënë koordinator Beqajn përse të mos i merrnin.

Një përgjigje nuk mungoi as nga Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e cila hodhi poshtë akuzat e opozitës dhe kërkuesit të interpelancës, deputetit Agron Shehaj. Denaj u shpreh se raporti i OLAF ka shkuar në organet e drejtësisë. Puna ka nisur në fund të vitit  të shkuar, në dhjetor 2023. Është kërkuar plan draft veprimi. Në një përgjigje për Shehaj, ministrja u shpreh se në ministri nuk kanë zgjedhur të bëjnë diskurs politik, por nuk i tremben. Sipas saj IPARD 3 nuk është hapur.

Denaj: Me keqardhje shoh që salla është bosh me ata që folën me terma të gabuar me referencë të gabuara me ulërima për të kërkuar mocion. Dhe këtu mungojnë të dëgjojnë përgjigje sot nesër e sa herë thirrem. Kontributi i BE në bujqësi i një rëndësie të veçantë. Është për qeverinë shqiptare, për të vijuar më tej progresin e nisur. Para 5vitesh filloi IPARD 2 pas një procesi akreditimi. Dua të rikujtoj një program me fonde të BE-së në masën 75%, 25% të qeverisë, 96 milion euro në total. Ka kontribuar në rritjen e njësisë ekonomike shqiptare, në vlerën e shtuar të produktit shqiptar. Pa këtë mbështetje, kjo ekonomi bujqësore nuk do ishte kjo që shohim. Para 5 vitesh në mungesë të pikave të grumbullimit, bëhej në shesh. Malli shkonte nga fushat në kontejnerë. Sot është e domosdoshme temperatura 6, 7 gradë celcius

Investimet në sera, është transformuar nga plasmasi në sera moderne. Mundëson rritje me 20% të prodhimit. Në IPARD 2 janë mbështetur 540 investime nga veriu në jug. Janë krijuar vende punësimi për më shumë se 1000 punonjës. Eksporte në mbi 80 tregje elitare. Janë 73 investime në sera, Divjakë Lushnje, Berat, Fier. Sipërfaqja në sera nga 1 mijë hektar në 2 200 hektar, janë realizuar 1307 investime në produkte bujqësore. Kanë lehtësuar punën e krahut. Por kanë ndihmuar në daljen në treg. 72 pika grumbullimi. Kanë ndikuar në cilësinë e produktit në eksport. Ngritje agro-turizmesh dhe kanë dhënë turizmi rural shtyllë kurrizore 80 investime në agro turizëm. Ushtrojnë presion në prodhimin e brendshëm ushqimor. Agro turizëm angazhon 11 ha. 46 investime në kantina vere dhe nuk më thotë njeri këtu që nuk është krenuar me verën shqiptare dhe na bën krenar me eksporte. 34 investime në ferma dhe stallë. 40 fabrika përpunimi agro ushqimor, 31 investime për energjinë e rinovueshme, çdo mbështetje nga IPARD është evidentuar dhe e prekshme në çdo cep të vendit. Faktet nuk mund të mohohen,. Sipas INSTAT në 5 vitet e fundi, bujqësi është rritur 1.3 miliard euro, nga 2.5 më 3.8 miliard. Bujqësia është drejt rritjes. Ky është një proces, i cili si për çdo vend ka si objektiv përmirësimin institucional. Ka një qasje të raporteve që ju i bën referencës. Në përfundim të hetimit u përcoll autoriteteve shqiptare përmes digji agri, ekstrati i raportit nga zyra e tij në tetor të 2023.

U dorëzua në qeverinë shqiptare. E rëndësishme të theksoj rolin e komisionit, digji agrit. Raporti i OLAF ka shkuar në organet e drejtësisë. Puna me digji agrin ka nisur në fund të vitit  të shkuar, në dhjetor 2023. Është kërkuar plan draft veprimi. Të dy komitet e IPARD i bëjnë referencë gjithë kësaj punë që kemi bërë. puna për të cilin kemi marrë angazhim ka filluar në janar të këtij viti. Është miratuar struktura e re për AZHBR, forcon mekanizmat parandalues. Mbështetur në procedura ligjore po evidentohet roli i konsulentit. Konsulenti që zgjidhet nga përfituesi, të jetë informacion publik për këdo. Të gjitha strukturat tona po ndërmarrin masat për standardet e menaxhimit. Përgjatë këtyre muajve kemi punuar fort dhe kemi marrë vlerësime. Ato letra nuk erdhët të na i sillni. Kemi shumë punë ende. Nuk kemi dalë të bëjmë politikë me këtë raport. Kemi ulur kokën për disa çështje që duhet të punojmë. Pse nuk erdhët vjet në tetor kur progres raporti evidentoi janë 72 parregullësi nga strukturat tona të auditimit, që raportuan parregullsi. Ne në ministri nuk kemi zgjedhur të bëjmë diskurs politik, por nuk i trembemi. IPARD 3 nuk është hapur. Është një proces që kërkon institucion më të fortë dhe plotësimin e më shumë dokumentacioneve. Përdorimi i kësaj çështjeje për qëllime politike nuk e ndihmon procesin aq më pak fermerin. Kemi treguar se ia kemi dalë kur ka pasur nevojë për ndryshime institucionale. Do ia dalim në një kohë optimale për një plan veprimi.

Poll

MOS HUMB