TIRANË- Zbulohet skenari i radhës i deputetëve të opozitës, të cilët për të penguar seancën e sotme në Kuvend, kanë grumbulluar karriget pranë foltores.
Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se deputetët e Partisë Demokratike, iu kanë marrë karriget kolegëve të tyre socialistë, ndërkohë që deri tani punonjësit e gardës nuk kanë ndërhyrë që të pengojnë opozitarët në aksionin e tyre.
Prej më shumë se dy javësh tashmë deputetët e opozitës kanë tentuar që të bllokojnë jetën parlamentare në Kuvend, duke mos lejuar as zhvillimin e seancave, dhe as mbledhjen e komisioneve parlamentare.
“Komisionet Parlamentar duhen që ne të faktojmë vjedhjet e tyre, kjo është një çështje mes deputetëve të PD dhe dhunuesve të Kushtetutës. Ne jemi këtu siç iu kemi dhënë fjalën, që të rikthejmë zbatimin e Kushtetutës, është një rrugë që nuk ka kthim”, u shpreh në sallën e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha.