Politikë

"Shqipëria i ka dhënë botës Nënë Terezën", Rama në OKB: Pakti i të ardhmes nevojë urgjente

Rama deklaroi se në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit të përballura me kërcënimin për armët bërthamore, ndësa shtoi se sot bota ka ndryshuar dramatikisht.

F.I
"Shqipëria i ka dhënë botës Nënë
Edi Rama

SHBA-Në Nju Jork, ka nisur punimet sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pjesëmarrës janë edhe udhëheqës nga mbarë bota, përfshirë liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Ndër ta i pranishëm është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku gjatë fjalës së tij është shprehur se Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe angazhimet e saj.

Rama deklaroi se në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit të përballura me kërcënimin për armët bërthamore, ndësa shtoi se sot bota ka ndryshuar dramatikisht. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi më tej se të gjitha vendet e botës sot nuk janë të sigurta, pavarësisht pozitës gjeografike, fuqisë, e pasurisë. Ndër të tjera kreu i qeverisë u shpreh me shembuj për Shqipërinë, duke treguar se edhe pse një vend i vogël i ka dhënë botës shembuj të mirë. 

Edi Rama: Sot sytë e botës duhet të jenë në këtë mbledhje mund të themi sinqerisht se popujt e botës besojnë në një të ardhme më të mirë. Dyshoj për këtë. Duhet të përballemi nën këtë çati të OKB. Duhet të kemi kurajon të pranojmë që veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg pritshmërive të popujve që i shërbejmë. OKB nuk ka përmbushur shpresat e ‘Ne’ dhe frikat për të ardhmen rriten kudo ndërsa kriza pas krizë rriten mbi ne. Midis kësaj trazire kemi çuar dëm mundësitë për një ndryshim që secila krizë na ka paraqitur. Si t’ja nisim të rindërtojmë atë besim që është thyer.

Që fuqia mund të zgjidh vërtet sfidat që po shfaqen si të dëshmojnë që fuqia jonë kolektive nuk është thjesht më e madhe se veprimet destruktive të kombeve individuale por e vetmja rrugë shpëtimi. Si të frymëzojmë në vend që të demoralizojmë njerëzit e zakonshëm që shkatërrohen nga veprimet e kombeve? Bota ka ndryshuar dramatikisht. Kombet e bashkuar janë themeluar 8 dekada më parë. Ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt pavarërsisht pozitës gjeografike. Sfidat tona janë të ndërlidhura tërësisht. Nëse nuk përballemi me veprim shumëpalësh do dështojmë. Veprimi shumëpalësh nevojë. Janë të skajshme dhe për tu përballur. Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen. Angazhimet e vetme nuk janë të mjaftueshme. Fjalët qëllimmirë duhet të kthehen në vepra të përbashkëta.

Shqipëria vend i vogël por ka dhënë shembull të mirë. Ka mbrojtur humanizmin e përbashkët, kishte më shumë hebrenj në Europë pas luftës, falë familjeve myslimane e të krishtera që i mbrojtën nga nazistët. Mbrojtëm mijëra afganë. Ne i dhamë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, që na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi që i qëndrojmë dhe rrekemi të veprojmë për të transformuar qendrën e Urdhit Bektashi në qendër të Tiranës si një qendër tolerance bashkëjetese.

Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga konfliktet te ndryshimet klimatike dhe të drejtat e njeriut, pavarësisht kundërshtimeve të minutës së fundit nga një grup vendesh të udhëhequra nga Rusia. Pakti i së ardhmes u miratua pavarësisht kundërshtimeve nga disa vende, duke përfshirë Rusinë dhe Venezuelën, të cilat kritikuan mungesën e negociatave për paktin dhe thanë se përmbajtja e tij favorizonte vendet perëndimore./ZËRI

Poll

MOS HUMB