
TIRANË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të mbërrijë pasditen e sotme në Shqipëri, por vetëm pasi të ketë mbaruar takimi në kuadër të Procesit të Berlinit. Presidenti francez shtyu axhendën e tij për shkak të një sulmi që ndodhi disa ditë më parë në Francë. Nesër do të nisë takimet e tij zyrtare, duke e nisur me homologun e tij, presidentin Bajram Begaj.
Axhenda
Për herë të parë, vendi ynë do të vizitohet zyrtarisht nga një president Francez. Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
-Interpretohet himni kombëtar francez;
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
08:35 – 09:05 - Takim kokë më kokë mes dy presidentëve./Zëri.ai