Politikë

'S'ka ilaçe tek Onkologjiku'/ DEBAT në Kuvend, deputeti: Mjekët gënjejnë, mos qesh ministre! Koçiu: Mos bërtit se dëgjoj

Nga kjo e fundit nuk mori asnjë përgjigje përveç disa mimikave dhe të qeshurave në momentin kur Shehaj pati problem të shqiptonte emrin e ilaçit për të cilin mjekët dhe infermieri ankoheshin.

k.m.
'S'ka ilaçe tek Onkologjiku'/ DEBAT në Kuvend,
Albana Koçiu dhe Agron Shehaj

TIRANË- Mungesa e barnave në spitalin Onkologjik është kthyer sërish në vëmendje të publikut. Disa ditë më parë, gazetari Osman Stafa zbuloi disa biseda në "chat-et" private të një mjeku dhe një kryeinfermieri, ku diskutonin për një mungesë të rëndësishme. Këto biseda i lexoi në Kuvend deputeti i pavarur Agron Shehaj duke kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Nga kjo e fundit, teksa Shehaj fliste, nuk i kurseu disa mimika dhe të qeshura në momentin kur Shehaj pati problem të shqiptonte emrin e ilaçit për të cilin mjekët dhe infermieri ankoheshin. Madje jo vetëm ankoheshin, por kishin planifikuar uljen e kohës së kurës.

DEBATI NË KUVEND:

Agron Shehaj: Patetizmi në këtë sallë nga maxhoranca është skandaloz. Një gazetar i guximshëm ka bërë publike disa chat-e ku komunikojnë mjekët e Onkologjikut. Nuk e di e keni parë apo jo.

*Shehaj lexon bisedat

AR(Kryeinfermieri): Edhe Gemzari mbaroi nuk ka me gjendje farmacia!
SS(mjek onkolog): Po mbaroi gemzari na fiku
BK(mjek onkolog, përgjegjës njësie): Edhe kur te jene mbaruar të gjitha, ilaçet qetësia ( e korridorit) dhe fjala e mjekut do të jene trajtimi me i mirë.
AP(mjek onkolog): Ate thashe dhe une.te vije gemzari ne janar.deri ne janar do ulim numrin e shtrimeve. Anullohen ditet e 8.

Agron Shehaj: Si mund t'u thoni mjekëve që të gënjejnë pacientët? Se mjekët nuk e bëjnë nga qejfi. I thoni gënjejini, shkurtoni trajtimin nga 8 ditë në 7 se nuk kemi ilaçe. Ajo që po bëni ju është mashtrimi i radhës. I njëjti gazetar thotë se para 5 ditësh ju ka njoftuar ju se vazhdojnë mungesat në Onkologjik, mungon irinotekani, mungon carboplatin. Nuk ka për të qeshur zonja ministre! Po flas për ilaçet që mungojnë tek spitali. Mungojnë ilaçe, kjo është kriminale. Po flas për ilaçet. Janë komunikimet e mjekëve që thonë gënjejini.
Ministrja Koçiu: Mos bërtit se të dëgjoj.
Agron Shehaj: E kuptoni që kjo gjë është kriminale? E kuptoni që mjekët duhet që të thotë të vërtetën sepse pacienti mund të gjejë një zgjidhje tjetër? Shëndetësia është ministria ku vidhet më shumë. Të gjitha pa përjashtim. Të gjitha PPP janë nën hetim nga SPAK për korrupsion. Keni zhdukur para me kompani offshore. Merrni masa që të ketë ilaçe jo vetëm mjek. Dera është e mbyllur tek Onkologjiku sepse nuk ka ilaçe, jo sepse nuk ka mjekë.

BISEDAT E PLOTA MES MJEKËVE:

----------------------------
Gemzari apo gemcitabina është medikament kimio.
Trishtues fakti që mjeku onkolog BK, u kërkon mjekëvë të tjerë që edhe pasi të jënë mbaruar të gjitha ilaçet, ata të sillen sikur s’ka ndodhur gjë përpara pacientëve, duke u mohuar të vërtetën. Një e vërtetë që i çon ata drejt progresimit të sëmundjes, e deri në fatalitet.
-------------------------------------
Komunikimet në grupin e punës të mjekëve në Whatsapp.
[18.11.21, 11:41:45 AM] AR(Kryeinfermieri): Edhe Gemzari mbaroi nuk ka me gjendje farmacia!
[18.11.21, 12:36:27 PM] SS(mjek onkolog): Po mbaroi gemzari na fiku
[18.11.21, 12:41:57 PM] BK(mjek onkolog, përgjegjës njësie): Edhe kur te jene mbaruar të gjitha, ilaçet qetësia ( e korridorit) dhe fjala e mjekut do të jene trajtimi me i mirë. ????
[18.11.21, 12:43:42 PM] RB(mjek onkolog): ????????????
[18.11.21, 12:46:36 PM] AP(mjek onkolog): Ate thashe dhe une.te vije gemzari ne janar.deri ne janar do ulim numrin e shtrimeve. Anullohen ditet e 8
[18.11.21, 2:41:17 PM] AR(kryeinfermieri): Pacli erdhi
[18.11.21, 2:41:40 PM] RB(mjek onkolog): Great!????
[18.11.21, 2:45:34 PM] AP (mjek onkolog): Uaa
[19.11.21, 9:18:22 AM] AR(kryeinfermieri): Mirmengjes! Gemzari vazhdon te jete mungese!
[19.11.21, 9:22:29 AM] EC(mjek onkolog): Ka ndonje shprese se nuk dime c’tu themi…
[19.11.21, 9:23:59 AM] AR(kryeinfermier): Per sot sbesoj
[19.11.21, 9:39:25 AM] RB(mjek onkolog): Thnx
[19.11.21, 10:06:45 AM] BK:(mjek onkolog, përgjegjës njësie) Mmgj. Gemcitabine nuk do të kete për 2 jave. Mos e lëshoni veten ????
[19.11.21, 10:07:19 AM] SS(mjek onkolog): ????????????
[19.11.21, 10:08:50 AM] RB(mjek onkolog): ????????????

Por edhe pas fjalës së Shehajt, ministrja Koçiu zgjodhi të mos replikonte dhe as të mohonte lajmin e nxjerrë nga gazetari./ZËRI

Poll

MOS HUMB