Politikë

Socialistët mblidhen në Kuvend, komentohet opozita: Vazhdoni të pashqetësuar!

Në takim janë diskutuar nismat e deputetëve socialistë, të cilat janë bërë publike gjatë seancave plenare.

k.m.
Socialistët mblidhen në Kuvend, komentohet opozita: Vazhdoni të
Kryesia e Kuvendit

TIRANË- Sot, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në takim janë diskutuar nismat e deputetëve socialistë, të cilat janë bërë publike gjatë seancave plenare. Por përveç nismave që do të ndërmerren në Kuvend, është diskutuar edhe lidhur me protestën e sotme të opozitës dhe aksionin që kanë ndërmarrë gjatë javës së fundit, ku nuk kanë munguar as aktet e dhunës.

Në fjalën e tij, deputeti Xhemal Qefalia ka ngritur shqetësimin për incidentet e krijuara dhe ka kërkuar një menaxhim më të mirë të situatës nga shërbimet e sigurisë. Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali sqaroi se Garda e Republikës është duke hartuar një plan të ri masash për të menaxhuar më mirë situatën në parlament. Por po ashtu, për të shmangur dhe të lënduarit nga aktet e dhunës së opozitës.

Në fund, për protestën e sotme, socialistëve iu dha e vetmja porosi: Të vazhdojnë punën e tyre të pashqetësuar, pavarësisht aksionit të opozitës dhe akteve ekstreme!

Ndërkohë që në terren, Policia e Shtetit po merr masa për të ruajtur rendin. Protesta e opozitës nis në orën 18:00 dhe nuk dihet sa do të vazhdojë. Kështu që për të ruajtur institucionet, janë blinduar dyert e Kryeministrisë, ndërsa shtyllat janë lyer të gjitha me graso që të ndalojnë ngjitjen e tubuesëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB