Politikë

Sterilizimi/ “Sa është çmimi i jetës së njeriut?", mjeku i kthehet deputetit socialist: Diskutime pa moral

Byrazeri tha se nuk ka çmim për jetën e njeriut dhe diskutimet e këtij lloji janë pa moral.

F.I
Sterilizimi/ “Sa është çmimi i jetës së
Genc Byrazeri

TIRANË-Në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-up, mjeku Genc Byrazeri dëshmoi sot para anëtarëve në lidhje rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale. Anëtari i Komisionit, socialisti Klevis Xhoxhi iu drejtua atij me një pyetje: Sa është çmim i jetës së njeriut?

Byrazeri tha se nuk ka çmim për jetën e njeriut dhe diskutimet e këtij lloji janë pa moral.

“Sky is the limit, si na kanë mësuar profesorët? Sky is the limit… po si mund ta masim? Jeta s’ka çmim? Dhe sikur një jetë e vetme të jetë shpëtuar, të gjitha këto diskutime janë minimalisht pa moral”, tha ai.

Genc Byrazeri, një prej 5 anëtarëve që bënë studimin e fizibilitetit për koncensionin e sterilizimit, rezulton të jetë kushëriri i parë i ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj. Teksa u pyet nëse ishte në konflikt interesi, sa kohë që ministër ishte kushëriri i tij i parë, Byrazeri tha se kishte pyetur ekspertët dhe stafin e ministrit, të cilët i kishin thënë se ligji e lejonte të bënte studimin. Byrazeri vijoi më tej duke thënë se ai ka qenë pjesë e sistemit shëndetësor, përpara se Beqaj të zgjidhej ministër, dhe se këtë të fundit nuk e njihte askush deri në vitin 2013./ZËRI

Poll

MOS HUMB