Politikë

‘Të dhëna të llahtarshme’, debate në Komisionin për TIMS, drejtoresha e SHISH nuk shkon, Salianji: Pse datë dasme është?

4 dëshmitarët u pyetën me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor

E.K
‘Të dhëna të llahtarshme’, debate në Komisionin
Ervin Salianji

TIRANË- Komisioni Hetimor ka vijuar sot me dëshmitë në lidhje me rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Kryetari i komisionit, Ervin Salianji ka zbardhur disa detaje nga dëshmia e Ervin Muçës, Ish-Drejtori i IT në Policinë e Shtetit I arrestuar për kompjim të paautorizuar të të dhënave. Në dëshminë me dyer të mbyllura, Muça sipas Salianjit ka pranuar se sistemi mund të ketë rënë në duar të krimit të organizuar.

Salianji pyet Ervin Muçën: Ka gjasa që ky sistem të manipulohet dhe të përdoret nga persona të krimit të organizuar?

Muça përgjigjet: Po ka gjasa që të përdoret dhe mund të jetë përdorur nga persona të krimit të organizuar.

Naço: Personi në fjalë është me masë sigurimi arrest në shtëpi. Mund të thotë ca të dojë, madje edhe dëshmia sipas kodit të procedurës nuk mund ta merrni fare edhe si dëshmi. Mos i merrni për bazë, ti jepni një pjesë opinionit publik.

Ervin Salianji: Të gjitha të dhënat e sistemit TIMS janë në një kanal X. Jo të gjitha sistemet e policisë së shtetit u rikthyen, pavarësisht se kishin mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, fakt i cili vërteton që këto sisteme nuk janë monitoruar dhe kryer back up asnjëherë as sipas standardeve kombëtare dhe as ndërkombëtare pasi ekipi i drejtorisë ishte e paaftë minimumi të kryente këtë proces. Ka bërë veprime okulte që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë fshehur sulme kibernetike dhe rrjedhjen e të dhënave, kanë favorizuar persona të paautorizuar duke i manipuluar ato procese. I them dëshmitarit: zotëri, ka gjasa që ky sistem të manipulohet dhe të përdoret nga grupet e krimit të organizuar? Po, ka gjasa që të përdoret dhe mund të jetë përdorur nga persona të krimit të organizuar. Mos thoni (i drejtohet deputetëve të opozitës) që këto nuk janë të llahtarshme.

Ndërkohë debatet nuk kanë munguar, ku shkak u bë mungesa e Drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni e cila nuk u paraqitur të dëshmonte për shkak të angazhimeve të tjera institucionale. Ajo iu ka dërguar një shkresë anëtaëve të komisionit, gjë e cila ka nxitur një debat mes kryetarit të komisionit, Ervin Salianji dhe anëtarit socialist, Xhemal Qefalia.

DEBATET:

Ervin Salianji: Pse datë dasme është? Nuk është me qejf, është me detyrim të vijë, është e disata herë që të thuhet kam një punë, duhet të jemi serioz. Është e pajustifikueshme të thuhet “nuk vij se kam një punë”. Shërbimi informativ është për interesa private? Nuk e bën dot ajo këtu atë që bën te komisioni i Sigurisë, që nuk vjen fare.

Xhemal Qefalia: Ajo nuk ka thënë nuk do të vij, nuk keni pse të merreni me aludime dhe të merreni me fjalë të tilla jo Beograd, jo Sofje, ajo është drejtuese  institucionit, në vijim do të caktojmë edhe kohën e nevojshme për të vijuar me pyetjen e drejtueses së Shërbimit Informativ.

Nasip Naço: Si mund të thoni ka ikur në Beograd, si mund ta përdorësh. Kur të bëni akuza e të thoni të pavërteta të jeni më i rezervuar për pozicionin e saj të punën. Pastaj sa i zoti jeni do ta shohim kur të jetë ajo këtu se çfarë pyetjesh do ti bëni.

Rendi i ditës:

Miratim i procesverbaleve të mbledhjeve datë 4.06.2024 dhe 11.06.2024. Si dhe zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:

1. Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.
2. Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
3. Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
4. Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.

Poll

MOS HUMB