Politikë

Top Channel provokon me promon e Top Story: Kënetë këndej, moçal andej...të enjten i ftuar Edi Rama dhe të premten Sali Berisha!

Në emisionin politik Top Story, këtë javë do të zhvillohen dy intervista të veçanta me dy figurat më të mëdha të politikës shqiptare: Edi Rama dhe Sali Berisha.

Redaksia Zëri
Top Channel provokon me promon e Top Story: Kënetë këndej,
Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË- Top Channel ka publikuar një promo provokuese për dy intervista ekskluzive që pritet të kenë interes të lartë publik. Në emisionin politik Top Story, këtë javë do të zhvillohen dy intervista të veçanta me dy figurat më të mëdha të politikës shqiptare: Edi Rama dhe Sali Berisha.

Promoja hapet me frazën ironike dhe simbolike: “Kënetë këtej, andej moçal… Në fund të lojës, ata vijnë të zhytur deri në fyt.” Një paralajmërim se të dy liderët do të përballen jo vetëm me pyetje të drejtpërdrejta, por edhe me vetveten, siç thekson mesazhi i promos: “Top Story as shpëton, as fundos, e as ngjyros ndokënd!”

Intervistat, që do të transmetohen live të enjten dhe të premten në orën 21:00 në Top Channel, vijnë nën moderimin e Grida Dumës dhe premtojnë të jenë ndryshe nga çdo intervistë tjetër që dy liderët kanë dhënë më parë.

Këto përballje televizive vijnë në një moment delikat për politikën shqiptare dhe pritet të nxjerrin në pah kontrastet, sfidat dhe narrativat e secilit prej liderëve. A do të zbulojnë diçka të re? A do të guxojnë të pranojnë gabime apo të përballen me të vërtetat e hidhura të së kaluarës dhe së tashmes?


Përgjigjet, vetëm në Top Story, në dy netë që pritet të jenë nga më të komentuarat e sezonit televiziv.

“Kënetë këtej, andej moçal…

Në fund të lojës, ata vijnë të zhytur deri në fyt.

Top Story as shpëton, as fundos, e as ngjyros ndokënd!

Top Story të vendos në një përballje me veten!

Të enjten dhe të premten ekskluzivisht në intervista tërësisht ndryshe nga ato që kanë dhënë deri më sot Edi Rama dhe Sali Berisha përballë Grida Duma në Top Story vetëm në Top Channel ora 21:00”, thuhet në promon e Top Story./voxnews.al

Poll

MOS HUMB